Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit, KRU “Prishtina”, njofton konsumatorët se sot, më 29 gusht, kjo kompani ka planifikuar punime teknike në gypin e ujit nga çeliku fi 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
Janë bërë të gjitha parapërgatitjet nga operatori ekonomik në koordinim me drejtorinë teknike dhe ekipet e mirëmbajtjes e operimit , andaj janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë në bashkëpunim me operatorin ekonomik.
“Për pasojë, sot duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm në këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiçani (konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e Lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Për shkak që, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë mbi 6 orë, autocisternat do jenë në terren për furnizim me ujë për konsumatorët e afektuar nga këto punime teknike, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.