×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu hyn në fazë të paqartë, qeverisë Hoti i kontestohet legjitimiteti për marrëveshjen finale

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Qeveria e Kosovës ka mandatin ligjor dhe kushtetues për përfaqësimin e vendit në dialogun me Serbinë, por ajo do të ketë legjitimitet të cunguar për të arritur marrëveshje eventuale dhe për ta ratifikuar më pas atë në Kuvendin e Kosovës, për shkak se i mungon mbështetja e shumicës së deputetëve të partive shqiptare, të cilët janë në opozitë, vlerësojnë njohëset e zhvillimeve politike në Prishtinë.

    Proceset e tilla si dialogu me Serbinë, të cilat kanë peshë të madhe politike dhe historike nuk duhet asnjëherë të trajtohen si nisma vetanake

    Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është paraparë të rinisë në korrik të këtj viti dhe këtë ia kanë bërë të ditur edhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, ditën e enjte.

    Arbëresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë që pas zhvillimeve të fundit, është përgjegjësi kushtetuese e qeverisë së vendit dhe e kryeministrit Hoti që të sigurojnë pajtim të gjerë politik ndërmjet të gjitha grupeve parlamentare, në mënyrë që të unifikohet pozicioni negociues i Kosovës në raport me Serbinë. Sipas saj, pa unitet të spektrit politik brenda Kuvendit të Kosovës, do të jetë i vështirë ose i pamundur ratifikimi i çfarëdo marrëveshjeje që mund të arrihet në dialog.

    “Për më tepër, proceset e tilla si dialogu me Serbinë, të cilat kanë peshë të madhe politike dhe historike nuk duhet asnjëherë të trajtohen si nisma vetanake. Përkundrazi, duhet të nxisin bashkëpunim dhe pajtim të gjerë politik. Prandaj, gjithçka rreth dialogut, qoftë procesi juridik, qoftë mbështetja politike e marrëveshjes, duhet të burojë, të konceptohet dhe të përfundojë në Kuvend. Pra, përveç rolit dhe përgjegjësisë që qeveria e ka që të shkojë dhe të na përfaqësojë në dialog, e ka edhe një përgjegjësi shumë të madhe, që të krijojë shumicën e gjerë parlamentare, në mënyrë që, në rast se arrihet çfarëdo marrëveshje eventuale në të ardhmen, t’i ketë votat për ta ratifikuar”, tha Loxha.

    Por, situata është komplikuar edhe më shumë pas paraqitjes së aktakuzës për shqyrtim nga Zyra e Prokurorit të Specializuarme seli në Hagë, në Dhomat e Specializuara, e cila e ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin dhe të tjerë, me akuzën për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

    Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

    Menjëherë pas paraqitjes së kësaj aktakuze, presidenti Thaçi, por edhe kryeministri Hoti, kanë anuluar pjesëmarrjen në takimin e 27 qershorit në Uashington, që do të organizohej në Shtëpinë e Bardhë mes zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë.

    Njohësja e zhvillimeve politike, Donika Emini, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar që anulimi i këtij takimi nga kryeministri Hoti nuk është dashur të ndodhë për shkak se qeveria e ka ligjshmërinë që ta udhëheqë dialogun. Por, sipas saj, kjo situatë ka shpërfaqur pikëpyetjen për legjitimitetin e qeverisë aktuale.

    “Tash, për momentin, nuk besoj që kjo qeveri ka legjitimitet dhe është edhe më tej më e dobët. Ne kemi menduar që, së paku, nëse një marrëveshje negociohet dhe nënshkruhet prej Thaçit, do të mbështetej në Kuvend edhe nga Partia Demokratike e Kosovës PDK). Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë nuk besoj që PDK-ja do të mbështesë këtë marrëveshje. Edhe këto ditë e pamë në Kuvend që PDK-ja ishte një opozitë po aq sa Lëvizja Vetëvendosje. Nuk besoj që kjo qeveri ka fuqi politike për ta udhëhequr dialogun, e hiç më pak për të ratifikuar një marrëveshje në Kuvend”, theksoi Emini.

    Në mungesë të konsensusit për dialog, zgjedhjet si zgjidhje

    Për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nevojiten të paktën 81 vota të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që qeveria e kryeministrit Hoti është formuar me 61 vota, në kuadër të së cilave janë edhe ato të Listës Serbe, si partnere e koalicionit qeverisës.

    Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ka 31 deputetë, ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës ka 24 deputetë. Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të ratifikojë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare financiare pasi partitë opozitare nuk pranuan t’i votojnë ato.

    Njohëset e zhvillimeve politike vlerësojnë që Kosovës i nevojitet një qeveri me më shumë legjitimitet përfaqësues, në mënyrë që t’i qaset dialogut.

    Arbëresha Loxha i sheh zgjedhjet e parakohshme parlamentare si dalje nga kjo situatë.

    “Mendoj që ideale do të ishte që të shkohej në zgjedhje, sepse e dimë që kjo qeveri ka një shumicë shumë të brishtë. Kjo u vërtetua me rastin e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, por edhe pasigurive nëse do të mund të votohet rishikimi i buxhetit për vitin 2020. Për një çështje të tillë, siç është dialogu, kërkohet një legjitimitet shumë më i madh dhe jo 61 vota të brishta dhe të cilat janë me pikëpyetje, sepse jo domosdo mund t’i ketë kjo qeveri, marrë parasysh edhe faktin që pjesë e kësaj qeverie është edhe Lista Serbe. Kjo e fundit, jo domosdo mund të pajtohet dhe mund të dëshirojë të votojë një marrëveshje eventuale me Serbinë”, u shpreh Loxha.

    Megjithatë, analistja Emini vlerëson që, paraprakisht, kryeministri Hoti, duhet të zhvillojë takime të brendshme me elitën politike në vend, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe shoqërinë civile, ashtu siç e parasheh në platformën e tij, për të siguruar një unitet të brendshëm. Në rast se, sipas saj, zgjedhjet do të jenë të pashmangshme, atëherë ato të paktën do t’ia humbin Kosovës një vit kohë.

    “Absolutisht, nëse nuk ka konsensus të brendshëm politik, nëse nuk ka dialog të brendshëm politik dhe pajtim në raport me dialogun me Serbinë në kuadër të BE-së, atëherë nuk ia vlen që të nënshkruhet marrëveshja. Nuk ia vlen të kthehemi në dialog pa pasur zgjedhje dhe pa i rikonfirmuar pozicionet politike, sidomos të atyre që do ta udhëheqin vendin në dialog”, vlerësoi Emini.

    Njohëset e zhvillimeve politike vlerësuan që në rast se presidenti Thaçi eventualisht ofron dorëheqjen, atëherë Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë presidentin e ri. Por, në rast se partitë politike parlamentare nuk do të arrijnë ta zgjedhin presidentin as pas votimit për herë të tretë, atëherë, sipas tyre, vendi me siguri që do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar A.L, njërin nga gjashtë personat që ishin në kërkim nga autoritetet. A.L dyshohet për...
    Lajme28 Maj 2024
    Ekipi i volejbollit të Maqedonisë është përballur me një situatë të të rrezikshme gjatë ditës së djeshme, pasi rrufeja ka goditur aeroplanin...
    Lajme28 Maj 2024
    Ministria e Zhvillimit Rajonal ka lansuar shpalljen publike për skemën e granteve. Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku,  ka deklaruar se tashmë...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2024
    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka folur për FrontOnline për punën një vjeçare të kryetarëve të komunave veriore...
    Lajme28 Maj 2024
    Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët kanë marr detyrat e tyre në katër komunat veriore të Kosovës. Lulzim Hetemi, Ilir...
    Lajme27 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka thënë se avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është një...
    Lajme27 Maj 2024
    Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të...
    Sport27 Maj 2024
    Ermal Krasniqi është vetëm një hap larg transferimit te Sparta Praga. Reprezentuesi i Kosovës që është aktualisht pjesë e Rapid Bukureshtit, do...
    Lajme27 Maj 2024
    Ramush Haradianj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “është i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.