×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhurohen 20 mijë euro donacion për kompletimin e sallës së lindjes për gratë me Covid-19

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Fondacionin Action for Mothers and Children në bashkëpunim me Bankën Raiffeisen në Kosovë, ka dhurua donacion në vlerë prej 20 mijë euro për klinikën e Gjinekologjisë. Ky donacion do të shërbejë për kompletimin e sallës së lindjes për gratë me Covid-19. Prezent në dorëzimin e këtij donacioni ishin stafi i AMC-së, Zv.mMinistri i Shëndetësisë Pjetër […]

    Fondacionin Action for Mothers and Children në bashkëpunim me Bankën Raiffeisen në Kosovë, ka dhurua donacion në vlerë prej 20 mijë euro për klinikën e Gjinekologjisë.

    Ky donacion do të shërbejë për kompletimin e sallës së lindjes për gratë me Covid-19.

    Prezent në dorëzimin e këtij donacioni ishin stafi i AMC-së, Zv.mMinistri i Shëndetësisë Pjetër Ndou, dhe përfaqësues nga Raiffeisen Bank.

    ”Ne jemi jashtëzakonisht falënderues ndaj Raiffeisen Bank, të cilët çdoherë janë shprehur të gatshëm të na ndihmojnë në përmbushjen e misionit tonë. Sikurse viteve të kaluara, AMC vazhdon të qëndrojë pranë nënave dhe fëmijëve duke u munduar që me punën tonë të ndihmojmë personelin shëndetësor, që vazhdojnë të bëjnë punë të jashtëzakonshme, edhe në këto kohë shumë të vështira për sistemin shëndetësor” u deklarua Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv i fondacionit Action for Mothers and Children.

    Iliriana Toci, nga Raiffeisen Bank Kosovë me rastin e donacionit tha se: ”Jemi shume te lumtur si Raiffeisen Bank Kosovë, që në vazhdimësi bashkëpunojmë me fondacionin Action for Mothers and Children, që përmes projekteve dhe donacioneve tona të qëndrojmë afër nevojave të nënave dhe fëmijëve.”

    Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Jakup Ismajli dhe Pjetër Ndou, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë, u shprehën shumë të lumtur për këtë donacion, dhe falënderuan AMC-në edhe për donacionet e tjera paraprake.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2025
    Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori....
    Lajme11 Maj 2025
    Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia...
    Lajme11 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.