Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Komunës së Obiliqit, ku dy fëmijë kanë rënë në një pus, raporton Front Online.
Njëri nga fëmijët, i moshës 10-12 vjeçare është gjetur i vdekur, teksa njëri ende është i zhdukur.
Rastin për Front Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informaten se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekesor ka konstatuar vdekjen e një femiu rreth 10/12 vjeqar i nxjerrur nga pusi”, ka thënë ai për Front Online.
Hoxha poashtu konfirmoi se ekipet e kërkim shpëtimit janë duke punuar për nxjerrjen edhe të një fëmije tjetër i cili dyshohet të ketë rënë ne pus/ ujë./Front Online