
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kritikuar qeverinë “Kurti” për prishje të marrëdhënieve me ndërkombëtarët.
Deputetja e kësaj partie, Besa Ismaili në një intervistë për “Front Online”, ka thënë se 100 ditësh i kësaj qeverie, janë ditët më të këqija të qeverisjes.
E lidhur me pezullimin e dekretit të Presidentit për mandatarin për formimin e qeverisë së re, Ismaili ka vlerësuar që ishte vendim i drejtë.
Ndërsa për sa i përket zgjedhjeve të reja, deputetja e PDK-së ka theksuar që duhet shpallur të njëjtat posa të krijohen kushtet.
“Mendoj se ne do të duhej që të shkojmë në zgjedhje në momentin e parë që shpresojmë që do të jetë e mundshme me një përmbyllje të kësaj faze të pandemisë, sepse vetëm zgjedhjet e drejta do të kenë legjitimitetin e një qeverisje sepse këtë vend e presin obligime të mëdha, sfida të mëdha dhe nuk besojmë që një krah i një qeverisje të mashtrimit siç ka qenë deri më tani, vetëm se VV-ja nuk është aty do të mund të bënte punën e mirë dhe të duhur për të cilën kanë nevojë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo./Front Online
Deputetja e PDK-së: Kurti shkeli sovranitetin territorial të Kosovës