×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AKR-së tregon se a do të bëhen pjesë e qeverisë “Hoti”

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon negociatat për arritjen e marrëveshjeve për bashkëqeverisje me subjektet politike për formimin e Qeverisë së re. Deri më tani kjo parti ka arritur të finalizojë marrëveshje për koalicion me partinë e Ramush Haradinajt, AAK-në, me Nisma-n e Fatmir Limajt si dhe me Listën Serbe, shkruan “Front Online”.

    Kreu i LDK-së, gjatë ditës së sotme deklaroi se AKR-ja e Behgjet Pacollit do ta ketë vendin e vet në koalicion.

    Në një prononcim për “Front Online”, deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi tha se ende nuk është vendosur asgjë se a do t’i bashkohet edhe kjo parti në qeverisje, LDK-së.

    Ajo tha se janë në pritje të ardhjes së Pacollit në Kosovë, e më pas do të merret një vendim i përbashkët partisë.

    “Në momentin që kryetari Pacolli vjen në Kosovë ne do të takohemi dhe do të marrim një vendim të përbashkët si AKR”, tha shkurt Sopi për Front Online.

    Kandidati i LDK-së i propozuar për kryeministër në Qeverinë e re, Avdullah Hoti, është duke i prirë ekipit negoicues me partitë politike në vend për formimin e institucioneve të reja. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.