×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së kërkon që Arben Vitia të jap dorëheqje

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku temë diskutimi ishte rasti i vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Konvikteve, si dhe vendimi i Qeverisë në detyrë për ndarjen e 10 milionë eurove për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në veri.

    Si iniciuese e kësaj mbledhjeje, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, theksoi se përgjegjës për vdekjen e të riut në Qendrën e Konvikteve janë krerët institucionalë për arsye se e kanë marrë me neglizhencë trajtimin e këtij rasti, duke mos përfillur kërkesat e familjes dhe shkresat zyrtare nga Qendra Operative e Komunës së Gjilanit.

    Ajo ka thënë se akti i dorëheqjes nga ana e minsitrit në detyë të Shëndetësisë, Arben Vitia, e krerëve të tjerë institucionalë, është e domosdoshme si mënyrë e dhënies së përgjegjësisë për humbjen e jetës së të riut.

    “Ka dëshmi që ka pasur gjatë gjithë kohës parregullsi në atë qendër, e madje po vazhdon edhe tash. Ka dëshmi nga mediat por edhe prej njerëzve që kanë qenë në atë qendër e që dëshmojnë se ka pasur trajtim selektiv dhe lirim nga masa karantinuese”, dekaroi deputetja Haxhi.

    Tutje, ajo ka shtuar se përveç dorëheqjes ministri Vitia duhet të thirret edhe në përgjegjësi për neglizhencën e treguar nga institucioni që drejton ai.

    Ndërkaq, për ndarjen e 10 milionë eurove për energjinë elektrike të harxhuar nga serbët e veriut, ajo ka pyetur nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë me këtë vendim, duke diskrimunuar qytetarët e tjerë, shqiptarët e komunitetet pakicë jo serbe, si dhe ngriti shqetësimin për arsyet që ky vendim po tentohet të fshihet nga publiku.

     

    https://www.facebook.com/ZyrtareGPAAK/posts/2286696351626272

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.