
Deputetja e partisë më të madhe opozitare i ka numëruar 100 skandale të Qeverisë “Kurti” për 100 ditët e qëndrimit në pushtet.
Për deputeten Blerta Deliu-Kodra në një intervistë për Front Online ka thënë se 100 ditshi i qeverisë “Kurti” është karakterizuar me pak punë dhe me shumë fjalë.
“ Natyrisht që krahas fjalëve, intervistave, statuseve politike të cilat kanë qenë shumë të theksuara gjatë kësaj faze, ne kemi parë fare pak punë dhe angazhim të kësaj qeverie duke filluar nga prishja e raporteve me ShBA-të, tek shkeljet e Kushtetutës, prandaj tek 1000 testet që janë marr nga Serbia, 100 mjekë që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë e deri tek deklaratat e turpshme për UÇK-në”, ka thënë ajo për Front Online.
Sipas saj, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkelur edhe premtimet e tij, duke përmendur kështu edhe çështjen e largimit të taksës.
“Ajo që vlen të theksohet është që të gjitha ato premtime elektorale të cilat qeveria Kurti dhe vet kryeministri në largim Kurti i ka deklaruar gjatë gjithë kohës janë parime që ai i ka shkelur, përfshirë çështjen e taksës që e ka diskutuar shumë gjatë sa ka qenë përfaqësues i opozitës dhe ka pasur një diskurs tjetër në qasjen e tij në qeveri, e deri tek bordet e ndërmarrjeve publike”, ka thënë ndër të tjera ajo. /FrontOnline/