×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deputeti shqiptar rrëfen “luftën” me Covid-19: Isha mes jetës dhe vdekjes, virusi të bllokon të gjitha organet

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Deputeti Adriatik Alimadhi aktualisht ndodhet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i emërtuar dhe si “COVID-2”, pasi prej javësh ai është diagnostikuar si mbartës i koronavirusit.

    Gjendja e Alimadhit ka qenë e rënduar dhe këtë e konfirmon ai vetë gjatë fjalës së tij. Ai thotë se prej 35 ditësh ndodhet i shtruar në spital. Edhe pse ka rezultuar negativ, në dy testet e fundit për COVID, deputeti shprehet se virusi i ka dëmtuar mushkrinë dhe i duhet diku te tre deri në gjashtë muaj për t’u rikuperuar.

    Alimadhi sugjeron që pacientët të mbahen më shumë nëpër spitale, edhe nëse rezultojnë të shëruar nga sëmundja, sepse komplikacionet mund të shfaqen edhe pas sëmundjes. Sakaq, deputeti ka dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët:

    “Ruani veten, ruani të moshuarit, familjen, është shumë e rrezikshme. Është një virus që dëshiron të bllokojë të gjitha organet e brendshme. Isha në një situatë jetë a vdekje”, thotë Alimadhi.

    “Gjendja ime po analizohet. Sot u bënë 35 ditë që jam në spital. Mendoj se kjo është një eksperiencë që më ndodhi mua dhe këtë do e tregoj për të gjithë shqiptarët. Ka dalë në modë tashmë që COVID-19 del pas 15 ditësh. Mbajtja gjatë e imja në spital, tregon gjendjen time. Ndoshta dhe stafi e mjekët, mendonin se virusi largohet për dy javë tre javë. Por në momentin që kaluan tre javë gjendja ime u përkeqësua. Unë erdha në reanimacion dhe secili nga mjekët bënë të gjithë punët e tyre. Testi për COVID-19 më ka dalë negativ mbi pesë herë. Virusi ka hyrë në mushkri, ka gërvishtur mushkëritë e mia. Do të rikuperohen dëmtimet dhe dëshiron pak kohë më shumë, diku tek tre muaj deri 6 muaj për t’u shëruar. Analizat që unë kam bërë, ka dalë negative. E kam ndjerë nga solidariteti që ata kanë shprehur ndaj meje. I jam mirënjohës të gjithëve. Mesazhi im është i qartë, ruhuni nga virusi, ruani të moshuarit, familjet është shumë e rrezikshme. Është si një virus që dëshiron të bllokojë të gjitha organet e brenshme. Isha në një situatë, jetë a vdekje. Por edhe nga vullneti im e mposhta këtë betejë”, u shpreh Alimadhi ne “Shqiperia Live”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.