Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dështuar qëllimisht në menaxhimin e pandemisë COVID-19, duke dështuar në kapacitetet për bërjen e testeve në institucionet publike, pasi sipas tij, u hapi rrugë laboratorëve private për të përfituar dhe për të dëmtuar qytetarët.
Rrahmani ka thënë se përderisa shteti do të duhej të siguronte testet për secilin qytetar pa pagesë, qytetarët sot paguajnë nga 50 euro për secilin test.
Postimi i plotë:
I dështojnë institucionet publike për të përfituar nga ato private.
Armend Zemaj, dështoi qëllimisht në menaxhimin e pandemisë COVID-19, duke dështuar në kapacitetet për bërjen e testeve në institucionet publike u hapi rrugë laboratorëve private për të përfituar dhe për të dëmtuar qytetarët. Përderisa shteti do të duhej që të siguronte testet per secilin qytetar pa pagesë, ata sot paguajnë deri në 50 euro për një test.
Kjo është praktika e këtij pushteti tash e 20 vite. Në fillim i dështuan ndërmarrjet publike, pastaj i privatizuan dhe i përfituan për vete.
Qëllimi i tyre është përfitimi dhe përvetësimi në kurriz të popullit. Ata përfitojnë edhe duke rrezikuar shëndetinë e qytetarëve