×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Kosova, vendi më i vonuar në ndihmën për qytetarët dhe bizneset

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, po thotë se Kosova është vonuar më së shumti në ndihmën për bizneset dhe qytetarët.

    Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha është shprehur se një gjë e tillë është e turpshme dhe e patolerueshme, shkruan lajmi.net.

    “Nuk ekzekutuan as 170 eurot e premtuara, as pagesat e qeras se bizneseve, filluan te marrin edhe vendime te cilat i pengojnë bizneset siç është rasti me kufizimin e orarit të punës për sektorin e gastronomisë i cili është punëdhënësi më i madh në sektorin privat, e pas pak ditësh e vërejtën që bënë gabim të radhës dhe u munduan ta përmirësojnë, sinqerisht këto janë veprime amatoreske të cilat nuk guxon t’i bëjë një qeveri e një vendi normal”, ka shkruar Hoxha.

    Postimi i plotë:

    Kosova është vendi më i vonuar për t’i ndihmuar bizneset dhe qytetaret nga Pandemia!

    Është e turpshme dhe e pa tolerueshme dështimi i dy qeverive sikur asaj Kurti po ashtu edhe kësaj Hoti që për më shumë se 6 muaj nuk arritën që përmes buxhetit të shtetit ta implementojnë një pako të vetme fiskale e cila i ndihmon bizneset dhe qytetarët të cilët janë prekur nga pandemia.

    Nuk ekzekutuan as 170 eurot e premtuara, as pagesat e qeras se bizneseve, filluan te marrin edhe vendime te cilat i pengojnë bizneset siç është rasti me kufizimin e orarit të punës për sektorin e gastronomisë i cili është punëdhënësi më i madh në sektorin privat, e pas pak ditësh e vërejtën që bënë gabim të radhës dhe u munduan ta përmirësojnë, sinqerisht këto janë veprime amatoreske të cilat nuk guxon t’i bëjë një qeveri e një vendi normal.

    Ne për hir të gjendjes në të cilën ndodhet vendi si parti opozitare ju votuam edhe rishikimin e buxhetit. Tani pas 6 muajve sjellin në Kuvend një projektligj për rimëkëmbje ekonomike i cili ka shumë mangësi dhe i njëjti mund të ketë probleme të ngjashme në implementim sikur pakoja e par fiskale që nuk u implementua ende.

    Ju lutem të jeni më të shpejt dhe më të vëmendshëm në veprime institucionale dhe ta shpëtoni vendin edhe nga katastrofa ekonomike që mund ta kaploj shumë shpejt.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.