×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i LVV-së: Thaçin e paralajmëruam për aktakuzën më 2015, dialogu s’duhej të riniste

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Zyra e Prokurorit të Specializuar të mërkurën u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Presidenti i vendit, Hashim Thaci dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për 100 vrasje.

    Ngritja e kësaj padie pranë Dhomave të Specializuara bëri që takimi i cili ishte paraparë të mbahet në “Shtëpinë e Bardhë” për vazhdimin e dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshje finale të anulohet nga dy krerët e shtetit.

    Lidhur më këtë në një intervistë për portalin Front Online, ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

    Ai tha se dialogu me Serbinë në “Shtëpinë e Bardhë” nuk është dashur të fillon, pasi që siç tha ai Presidenti dhe Kryeministri nuk e përfaqësojnë Kosovën.

    E, arsyeje tjetër se pse nuk është dashur të fillon dialogu Rrahmani, tha se është sjellja të cilën Serbia e ka ndaj Kosovës dhe dëmet që ka bërë gjatë luftës.

    “Ky dialog nuk ka pasur fare nevojë as të provoj të filloj për shkak se personat Presidenti dhe Kryeministri ilegal nuk janë njerëz të cilët e përfaqësojnë Kosovën në dialog dhe nuk kanë as legjitimitet e as kompetencë për ta përfaqësuar Kosovën, andej ky dialog nuk ka pasur nevojë fare as të provoj të fillojë dialogu me Serbinë, duke marrë parasysh sjelljen e Serbisë ndajë Kosovës duke marrë parasysh të gjitha ato dëme që i janë bërë Kosovës dhe Serbia nuk merret me ato dëme që i ka shkaktuar mirëpo këta vendosën të bëhen pjesë e një dialogu i cili tashmë edhe zyrtarisht i ndërprerë ose i tërhequr nga ana e Hoti dhe Presidentit Thaçi”, tha ai për Front Online.

    Deputeti i LVV-së: Ne nga vitit 2015-të i kemi bërë të ditura pasojat e Gjykatës Speciale

    Për pasojat që Gjykata Speciale do t’i sjellë Kosovës, deputeti Rrahmani tha se Lëvizja Vetëvendosja i ka bërë të ditura që nga viti 2015, atëherë kur edhe u votua në Kuvendin e Kosovës.

    “Për këto pasoja dhe këto dëme kemi paralajmëruar që sa kohë prej kur ka pasur iniciativa të tilla për themelimin e Gjykatës Speciale ne si Lëvizje kemi paralajmëruar për këto pasoja, por që sot veç sa kanë filluar të ndodhin dëmet nga këto votime të cilat kanë ndodhur me kërkesën dhe presionin e Qeverisë së atëhershme e cila është udhëhequr nga Presidenti Thaçi”, tha ai për Front Online.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tha se zhvillimet e fundit politike në vend me ngritjen e aktakuzave nga Gjykata Speciale po e prishin imazhin e vendit.

    “Po këto zhvillime të  cilat dje kanë ndodhur janë zhvillime të cilat ne qysh ka kohë i kemi paralajmëruar për dëmet e tilla që do të ndodhin për shkak të votimet që kanë ndodhur në vitin 2015 dhe fatkeqësisht tash dje gjatë ditës dhe sot kemi lajme jo të mirë dhe të cilat d.m.th. e prishin imazhin e Republikës së Kosovës”, tha ai për Front Online.

    Deputeti i LVV-së: Askush nuk mund ta mohojë luftën e pastër të UÇK-së

    Ndërsa, për luftën e UÇK-së, deputeti Rrahmani tha se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër për çlirimin e vendit.

    “Lufta e UÇK-së është luftë e drejt dhe luftë e pastër për çlirimin e vendit dhe askush nuk mund të mohoj këtë”, tha ai për Front Online.

    A do të bëhet Lëvizja Vetëvendosje pjesë e delegacionit për bisedime me Serbinë, flasin nga kjo parti

    I pyetur se pas zhvillimeve të fundit në vend a do të bëhet Lëvizja Vetëvendosje  pjesë e delegacionit për bisedime me Serbinë, deputeti i kësaj partie Eman Rrahmani, tha se askush nuk mund të bëhet pjesë e delegacionit pa zgjedhje të reja.

    “ As një delegacion pa zgjedhje të reja dhe pa legjitimit të ri nga populli nuk mund të shkojë në dialog”, tha ai për Front Online.

    Deputeti i LVV-së: Partia jonë nuk i ka bllokuar marrëveshjet ndërkombëtare

    Deputeti  i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, foli edhe për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk u votuan në seancën e kuvendit pasi që munguan votat e 2/3-ve të deputetëve.

    Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje,  nuk i mbështet marrëveshjet të cilat propozohen nga një qeverisje ilegale.

    “Ne qysh në fillimin e Qeverisë “Kurti” i kemi inicuar dhe kemi punuar që këto marrëveshje të vinë dhe të bëhet ratifikimi i  tyre në Parlament mirëpo LDK dhe të gjitha partitë tjera PDK, Lista Serbe etj, i kanë bllokuar këto procese, neve d.m.th. para dy ditësh kemi pasur në rend të ditës të propozuar nga një Qeveri ilegale e propozime të tilla nuk mund të mbështetën nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai për Front Online.

    Flasin nga Vetëvendosja, tregojnë se a do ta votojnë rishikimin e buxhetit

    Qeveria e Kosovës ditë më parë e ka bërë edhe rishikimin e buxhetit për vitin 2020-të të cilin e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës për votim.

    Lidhur me këtë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, tha se kjo parti nuk do ta voton rishikimin e buxheti, pasi që siç tha ai, iniciativat e tilla e dëmtojnë buxhetin e vendit.

    “Në mbledhjen e fundit kanë provuar ta fusin në rend të ditës rishikimin e buxhetit mirëpo deklarimi ynë ka qenë kundër d.m.th. për shkak se është dashur shmangie nga procedura me 2/3 e votave dhe as aty nuk i kishin votat mandej nuk i kishin as  votat të cilat i kishin për ratifikimin e marrëveshjeve, nuk do të mbështesim iniciativa të tilla të cilat mendojmë se do ta dëmtojnë buxhetin nga një qeverisje ilegale”, tha ai për Front Online.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.