×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i LVV-së: S’ka dialog me Serbinë me keqpërdoruesin e parasë publike, Skender Hysenin

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell, të premten në Uashington pritet që të takohen delegacioni kosovar me atë serb në kuadër të dialogut që ka synim njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve.

    Në takimin që do të zhvillohet në kryeqendrën amerikane nuk ka marrë pjesë partia më e madhe opozitare, Lëvizja “Vetëvenodje”, pasi që, sipas zyrtarëve të kësaj të fundit, nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa rilegjitimim të palëve në dialog.

    “Ne konsiderojmë që nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa zgjedhje paraprake e cila do të nënkuptonte ri legjitimim të palëve që do të ulen në tavolinë. Kjo për shumë arsye e ndër to  më kryesoret të cilat në konsideratën tonë janë që kjo është Qeveri e cila ka një shumicë të brishtë në Kuvendin e Kosovës. Poashtu të freskëta për opinionin publik janë ballafaqimet dhe konfrontimet publike të ministrave të kabinetit qeveritar në lidhje me dialogun dhe me ngjarjet që kanë ndodhur në Karaqevë”, ka thënë në një intervistë për “Front Online” deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca.

    Sipas Gjyshincës, Qeveria aktuale është e brishtë, pa një shumicë parlamentare.

    “Përveç që kemi një Qeveri të brishtë për nga numri dhe nga shumica në Kuvendin e Kosovës, poashtu kemi një Qeveri e cila është përfshirë në muajt e fundit në një përplasje e përçarje të brendshme çka do të rezultojnë edhe me përçarje në përfaqësim të jashtë të Kosovës, më konkretisht në dialogun me Serbinë dhe për ta përmendur në fund, por jo e fundit për nga rëndësia, ne mendojmë dhe konsiderojmë që nuk mund të ketë dialog me keqpërdorues të parasë publike siç është Skender Hyseni”, ka thënë tutje ai.

    Deputeti i VV-së, i cili njëherësh është edhe studiues i politikës së jashtme, për Front Online deklaroi se për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, duhet të plotësohen tri parakushte.

    “Marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të duhej që të ishte një marrëveshje e qëndrueshme dhe një marrëveshje afatgjate, stabile. Pa i plotësuar këto kushte nuk mund të të konsiderohet si e tillë”, ka thënë Gjyshinca.

    A ka kandidat për president LVV-ja, flet deputeti i kësaj partie

    Javëve të fundit në vend janë shtuar aspiratat për postin e presidentit nga liderët partiak në vend. Diskutimin e nisi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i  cili deklaroi se ka pretendime për këtë post.

    Këto deklarata janë komentuar edhe nga deputetë të VV-së.

    Gazmend Gjyshinca ka thënë për Front Online, se VV-ja nuk ka bërë një gjë të tillë asnjëherë dhe as nuk do ta bëj.

    “LVV-ja gjatë gjithë kohës, qysh prej themelimit të saj ka qenë një lexim alternativ i gjithë kësaj metode për të bërë politik. Për ne kjo nuk është asgjë e re. Pra kjo ngarendja për të shpallur kandidatura për president është vazhdim i avazit të vjetër të të bërit politik në Kosovë. LVV-ja nuk ka bërë diçka të tillë asnjëherë në historikun e saj dhe as nuk do ta bëj. E nëse do ta bënte ndonjëherë padyshim që ai kandidat do të ishte dikush që e përfaqëson legjitimitetin qytetar me të kaluar të pastër dhe është kandidat që e unifikon shoqërinë tonë, ashtu sikur thirret nga Kushtetuta jonë”, ka thënë ai.

    U përlesh me deputetët e LDK-së, Gjysinca sqarohet për rastin

    Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, gjatë korrikut është përfolur për një përleshje me deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala. Asokohe ai pohoi se sulmua fizikisht pasi doli nga salla e Komisionit për Punë të Jashtme, nga deputetët e lartëcekur.

    I pyetur nga Front Online, se si qëndron e vërteta e këtij incidenti ai tha se rasti tashmë është në duart e organeve të drejtësisë.  .

    “Unë mendoj që çdo gjë është e qartë për sa i përket atij rasti. Ashtu sikur e kam deklaruar në ditën e dytë pas asaj çfarë ka ndodhur është se unë e kam përmbyllur atë çështje dhe kjo tash i takon organeve të rendit dhe të sigurisë që të merren me atë çështje. Unë kam respekt të plotë për procedurat”, ka thënë ai. /Front Online/

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.