×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i LDK-së: Qeveria “Hoti” do t’i zgjidhë problemet e Kosovës

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe menaxhimi i pandemisë Covid-19 , kanë shtuar nevojën për krijimin e një qeverie të re, pas rënies së qeverisë “Kurti”, me mocion të mosbesimit më 25 mars të këtij viti.

    Kështu ka thënë gjatë një intervistw për “Front Online”, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni.

    Në ndërkohë kjo parti është në pritje të një verdikti final nga Gjykata Kushtetuese për sa i përket çështjes së mandatarit për formimin e qeverisë së re. E në rast se krijohet kjo qeveri me në krye kandidatin e LDK-së, Avdullah Hotin, sipas Hysenit, me një strategji dhe me një plan të detajuar ekonomik, do u jepet përgjigje shumë problemeve që janë krijuar në vend.

    “Zhvillimet e fundit politike të cilat janë krijuar në Kosovë, mendoj se e kanë imponuar një marrëveshje tjetër, e cila ka qenë funksionalizimi i një qeverie e cila nuk  është në dorëheqje. Mendoj se kjo qeveri me një strategji dhe me një plan ekonomik të detajuar do të jap përgjigje shumë problemeve të cilat i ka sjellë pandemia Covid-19”, ka deklaruar ai pwr Front Online.

    Në të njëjtën kohë sipas tij, ky plan do të ndikojë edhe në uljen e dëmit ekonomik që ka shkaktuar pandemia.

    “Njëkohësisht do të ndikojë që të ulet dëmi ekonomik që ka ndodhur dhe poashtu të përgatitemi për t`i menaxhuar në të ardhmen nëse do të ketë ndonjë valë tjetër për të cilën unë mendoj se nuk do të ketë”, ka thënë për “Front Online”, deputeti i LDK-së.

    LDK-ja nuk u`a prezantoi marrëveshjen me Listën Serbe deputetëve, Hyseni thotë se ajo nuk është definitive

     

    I pyetur nga “Front Online”, se a u është prezantuar deputetëve të LDK-së, marrëveshja për koalicion me Listën Serbe, gjatë prezantimit të programit qeverisës, deputeti Ekrem Hyseni konfirmoi që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    “Unë mendoj që akoma marrëveshja nuk është definitive. Nuk ka ndonjë marrëveshje tjetër definitive e cila është prezantuar. Deri më tani ka pasur negociata me të gjitha partitë që janë në koalicion dhe poashtu do të kemi edhe emra të ministrave të cilët do të jenë me kredibilitet dhe do t`i mundësojnë që t`i japin përgjigje problemeve të cilat i kemi”, ka thënë ai, për “Front Online”.

    Hyseni: Në LDK nuk ka përçarje, vetëm mendim ndryshe

    Për sa i përket lajmeve se në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka përçarje në mes të anëtarëve dhe deputetëve, Ekrem Hyseni theksoi se në këtë parti ka vetëm mendim ndryshe.

    “Ato që dihen në publik, pra ka disa anëtarë të LDK-së dhe deputet që kanë votuar kundër këtyre zhvillimeve të fundit. Kjo mendoj se nuk i kisha thënë përçarje por mendim ndryshe. Mendoj se do të ketë një epilog pozitiv dhe të gjitha këto do të tejkalohen”, ka thënë ndër të tjera ai pwr Front Online.

    E mendimi ndryshe sipas Hysenit, do të përshtatej më së miri në një ambient si në LDK.

    “Unë mendoj se LDK-ja e ka një ambient të brendshëm më të përshtatshëm për me dhënë një mendim ndryshe dhe prandaj mendoj se këto do të tejkalohen shumë lehtë”, ka thënë ai.

    Deputeti i LDK-së për pandeminë me Covid-19: Kosovën e ka shpëtuar demografia

    E gjithë bota tash e sa muaj është duke u ballafaquar me pandeminë Covid-19. Këtij virusi nuk i ka shpëtuar edhe Kosova, e që krahasuar me vendet e rajonit dhe të botës ka më pak raste të vdekjes. Për deputetin e LDK-së, Ekrem Hyseni, Kosova ka qenë në një pozicion më të favorshëm për shkak të demografisë së popullsisë.

    “Mendoj që këtu populli dhe pjesën demografike e kemi pasur në favor dhe normalisht që Kosova duke e pasur parasysh që e ka pasur rreth 50% të popullsisë nën moshën 30 vjeç, ka qenë në një situatë më të favorshme”, ka thënë ai.

    Hyseni: Coronavirusi ka vënë në pah problemet serioze në shëndetësi

    Menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19, ka vënë në pah edhe mangësi të tjera në sektorin e shëndetësisë. Të paktën kështu ka deklaruar deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni për “Front Online”.

    “Si situatë e re që ne jemi ballafaquar me Covid-19, mendoj se ka qenë një problem shumë serioz menaxhimi i rasteve kronike të cilat nuk kanë qenë me Covid. Edhe pse e kemi pasur pandeminë Covid prezent në shoqërinë tonë, nuk do të thotë që sëmundjet e tjera është dashur të lihen të pa mjekuara”, ka thënë ai.

    Hyseni ka shprehur shqetësimin për mostrajtimin e rasteve që nuk kanë pasur të bëjnë me Coronavirusin.

    “Kjo na ka nxjerr në pah një problem me të cilin ne duhet ta bëjmë një plan që në të ardhmen mos të na përsëritet dhe ai është menaxhimi i rasteve kronike të cilat kanë nevojë në mënyrë të veçantë dhe specifike për shërbime shëndetësore sekondare dhe terciare. Ka qenë një defekt në menaxhimin e kësaj pandemie”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Deputeti i LDK-së: Orari i lëvizjes do duhej të ndahej bazuar në grup mosha

    Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni në një intervistë për “Front Online”, ka folur edhe për oraret që janë vendosur për lëvizjen e qytetarëve gjatë kohës së pandemisë Covid-19. Ai ka thënë se janë dashur ndryshime të tjerë, jashtë atyre që kanë ndodhur.

    “Meqenëse kemi pasur një situatë të re, mendoj që ka pasur edhe pasiguri tek të gjithë. Ajo çfarë mendoj se është dashur që të bëhet është numri i investimeve i cili do duhej të ishte më i madh dhe njëkohësisht mendoj se bllokada e lëvizjes së qytetarëve do të ishte bërë e sistemuar në atë mënyrë që të jenë të ndara edhe grup moshat”, ka thënë Hyseni.

    Kësisoj ai tha se do duhej të bëhej një ndarje mbi grup moshat, pasi që sipas tij në këtë mënyrë dëmi ekonomik do të ishte më i vogël.

    “Mbi moshën 65 vjeçare do ishte  e nevojshme të mos dilet, nga mosha 60-65 vjeçar do të duhej pushim i detyruar nga puna dhe nën moshën 60 bllokada të mos ishte siç ka qenë. Edhe dëmi ekonomik do të ishte më i vogël dhe nuk do të kishte pasoja në njerëz”, ka thënë ai. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.