Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, para pak ditëve u konfirmua si pozitiv me Covid-19.
Ai përmes një postimi në facebok po deklaron se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po shkon drejt përmirësimit.
Dhe se simptomat e koronavirusit tahsmë nuk janë prezente shumë në trupin e tij.
“Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së sukseshme të përballimit me Covid. Faliminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe ti hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faliminderit e ju dua të gjithëve . Shpejt edhe do shihemi…??? #mbanimaskë #mbanidistancë #mbanipasterti.