×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti Etem Arifi në arrati, për t`i ikur burgut dyshohet se fshihet në Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Do të duhej të ishte në atdhe. E për me tepër prapa grilave.

    Por, deputeti i komunitetit ashakali, Etem Arifi nuk ndodhet në asnjërën. As në qeli e as në shtëpi.

    Ai për t`i ikur vuajtjes së dënimit me burgim prej 1 viti e 3 muaj për veprën penale mashtrim me subvencione, siç merr vesh Front Online nga burime të sigurta,  ia dyshohet se i ka mbathur në Maqedoninë e Veriut.

    Dyshohet se ka arritur të arratiset në shtetin fqinj, ndonëse ndaj tij që gati 7 muaj Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një fletarrest.

    “Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se deri më tani Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka pranuar njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës se i dënuari E.A është arrestuar”.

    Mos prezencën në burg të deputetit, që përvetësoi për vete rreth 26 mijë euro, e konfirmuan edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    “Lidhur me personin në fjalë, ju njoftojmë se deri më tani  i njëjti nuk është paraqitur në ndonjërin nga institucionet korrektuese”.

    Dyshimet se ai nuk ndodhet në Kosovë shtohen akoma më shumë nga kjo tentim-thirrje, nga e cila, kuptohet se  protagonisti telefonin e kishte krejtësisht jashtë linjës.

    E në polici nuk u doli dita për të kthyer përgjigjie.

    Përgjigjia mungon edhe për një çështje tjetër.

    Ende nuk dihet nëse vlen vota që deputeti, edhe pse i dënuar, e hodhi pro formimit të Qeverisë Hoti.

    Kushtetuta e specifikon qartë se deputeti e humb mandatin e tij në momentin kur me një vendim gjyqësor të formës së prerë dënohet me një ose më shumë vjet burgim.

    Për këtë çështje, Vetëvendosje ka kërkuar interpretim nga Gjykatës Kushtetuesja, por një përgjigje përfundimtare, akoma mungon.

    E ajo që dihet është  se politikanët kosovarë nuk e kanë sefte ikjen nga drejtësia.

    Xhabir Zharku e kishte lëshuar vendin kur në vitin 2011 Eulexi e pati dënuar me 3 vjet burg, duke e shpallur fajtor për veprat penale, “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

    Ai u rikthye në atdhe nga Suedia, aty ku jetoi për gati pesë vjet e gjysmë, vetëm pasi  kaloi afati i ekzekutimit të dënimit ndaj tij.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.