×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deputeti australian bastiset nga policia, hetohet për lidhje me Kinën

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Ligjvënësi australian Shaoquett Moselmane pritet të suspendohet nga partia e tij pas raporteve se zyra e tij po hetohet nga agjenci të sigurisë kombëtare për lidhje me Kinën.

    Autoritetet asutraliane kanë bastisur zyrën dhe banesën e Shaoquett Moselmane, një politikan nga New South Wales sot. Policia dhe agjencitë e inteligjencës së Australisë kanë njoftuar se ka një “hetim të vazhdueshëm” por nuk dhanë detaje tjera.

    Moselmane, që është i anëtar i partisë opozitare të Laburistëve nuk ka komentuar ende rreth kësaj çështje.

    Kryetarja e partisë laburiste Jodi McKay tha se raportet e mediave për lidhjet e tij me Kinën ishin tmerrësisht shqetësuese. Ajo shtoi se hetimi duhet të kryhet dhe se ai nuk do të ulet më në grupin e tyre parlamentar.

    Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se ai nuk mund të flasë për detaje të hetimit por e bëri me dije ka “vazhduar për një kohë të gjatë”. Ai shtoi se “Qeveria është e vendosur që të mos lejoj askënd të ndërhyjë në veprimtarinë e Australisë. Ne do ti rezistojmë atyre dhe do të veprojmë siç dëshmohet me veprën e sotme” tha kryeministri Morrison.

    Marrëdhëniet mes Australisë dhe Kinës janë tensionuar edhe më pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19 dhe kërkesës së shtetit australian për hetim ndërkombëtar rreth origjinës së koronavirusit. Kina është hakmarrë ndaj tyre duke vendosur sanksione ndaj produkteve australiane javëve të fundit.

    Vitin e kaluar ishte raportuar për tentime të spiunazhit dhe aktivitete të agjencive kineze në Austrlia në media por kjo ka eskaluar tani pasi javën e kaluar u raportua për sabotim në shkallë të gjerë me sulme kibernetike ndaj institucioneve australiane që i dyshuari kryesor nënkuptohej por u refuzua të emërohej nga kryeministri Morrison.

    Në vitin 2017 një senator australian ishte detyruar të jepte dorëheqje pas dyshimeve rreth marrëdhënieve të tij me një biznesmen kinez. Pas këtij skandali Australia miratoi reforma gjithëpërfshirëse të sigurisë kombëtare për të parandaluar këto ndërhyrje.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.