×
  • Kronika
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dënohet me gjobë policja zvicerane që kishte plagosur hajnin kosovar

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Gjykata e Qarkut në Andelfingen, Kantoni i Cyrihut ka dënuar një oficere të Policisë Kantonale për shkaktim lëndimi të rëndë trupor. Ajo duhet të paguajë një gjobë prej 24,000 frangash në 300 njësi ditore prej 80 frangash, shkruan landbote.ch.

    Gjoba do të paguhet vetëm me kusht, për një periudhë prove prej dy vjetësh. Policja është shpallur e pafajshme nga akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.

    Delikti ka ndodhur në pranverë të vitit 2016. Oficerja e policisë së kantonit, kishte qëllouar një hajdut gjatë një kërkimi në mbrëmje në Ossingen ZH dhe e kishte plagosur rëndë atë, transmeton albinfo.ch. I plagosuri ishte dërguar në spital, ku qe arrestuar më vonë. Nuk ka vepruar në vetëmbrojtje.

    Sipas deklaratave të saj, policja kishte ndaluar makinën në të cilën ajo e kishte njohur personin në fjalë ndërsa po kalonte dhe kishte thirrur: “Ndal, policia, ose do të qëlloj”. Ajo pastaj kishte qëlluar shoferin nga dritarja e ulur e makinës. Ai ishte goditur në parakrah por kishte arritur të largohet.

    Policja pastaj ka gjuajtur edhe dy të shtëna në drejtim të makinës që largohej, njëra prej të cilave kishte goditur automjetin.

    Në gjykatë, ajo ka deklaruar sot se kosovari kishte bërë një “lëvizje të menjëhershme përpara” me makinë. Ajo nuk i kishte parë më duart e tij dhe prandaj ishte frikësuar se ai ishte duke marrë një armë dhe do të përpiqej ta sulmonte atë. Por, kryetari i trupit gjykues nuk pranon ta quajë veprim në vetëmbrojtje aktin e polices.

    “Unë ju besoj se jeni ndjerë të kërcënuar. Por ju duhet të ishit më e durueshme në atë moment. Ju keni vepruar në mënyrë jo optimale”, tha ai.

    Policja pra nuk ka vepruar me dashje, por qartazi nuk ishte as në vetëmbrojtje .Kosovari ndërkohë është dënuar për vjedhje dhe është dëbuar nga vendi. Avokati i tij kishte kërkuar dëmshpërblim, por gjykata nuk ka pranuar. Ndërsa policja rimbursohet pjesërisht për pagesën e bërë avokatit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.