×
  • Kronika
  • Kronika

    Dënohet me 16 vite burgim i akuzuari për vrasjen e gruas dhe “baxhanakut” në Skenderaj

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Gjykata Themelore në Mitrovicë, të enjten, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 16 vite burgim të akuzuarin për vrasje të dyfishtë, Xhevdet Tahiraj.

    Xhevdet Tahiraj, po akuzohet se më 8 dhjetor 2017, në Skenderaj, ka vrarë bashkëshorten e tij, F.T dhe “baxhankun” e tij, tani të ndjerin D.S, me ç’ rast nga të shtënat me armë, është plagosur edhe tani e dëmtuara F.S, ndryshe motra e gruas së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykata gjatë shpalljes së aktgjykimit ka njoftuar se e ka bërë rikualifikimin e veprave penale me të cilat ngarkohet i pandehuri nga dy “vrasje të rënda” në dy “vrasje në gjendje të tronditjes së fortë mendore”, duke ndryshuar kualifikimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

    Për veprën e parë të vrasjes në gjendje të tronditjes së fortë mendore, përkatësisht vrasjes së “baxhanakut” të tij gjykata i ka shqiptuar pesë vite burg të pandehurit, ndërsa për vrasjen e dytë në gjendje të tronditjes së rëndë mendore, përkatësisht bashkëshortes së tij shtatë vite e gjashtë muaj burgim, për tentim vrasjen e “balldëskes” pesë vite burg si dhe për armëmbajtje pa leje një vit burgim.

    Gjykata duke zbatuar dispozitat e bashkimit të dënimit të pandehurit Tahiraj i ka shqiptuar dënim unik prej 16 vite burgim efektiv, si dhe i ka vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

    Krahas kësaj, gjykata i ka konfiskuar pushkën gjysmë automatike “SKS” të kalibrit 7.62×39 dhe shtatë fishekë.

    Këtë aktgjykim e ka shpallur, gjykatësi Radosllav Markoviq, të enjten, pas përfundimit të gjykimit dy ditë më parë.

    Gjykatësi Markoviq i ka udhëzuar të dëmtuarit për kërkesë pasurore juridike në kontest civil kurse palët i ka njoftuar me të drejtën e tyre në ankesë.

    Ndryshe, seancat për këtë rast kanë qenë të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të ngritur më 4 shkurt 2019, Xhevdet Tahiraj, po akuzohet se më 8 dhjetor 2017, në Skenderaj, ka kryer vrasje të dyfishtë dhe vrasje në tentativë ndaj bashkëshortes së tij, F.T dhe të afërmve D.S dhe F.S.

    Bazuar në aktakuzë, i akuzuari Tahiraj, më 8 dhjetor 2017, në fshatin Runik të Skenderajt, në afërsi të shtëpisë së viktimës D.S me dashje direkte e ka privuar atë nga jeta.

    Në aktakuzë thuhet se nga të shtënat me armë, ishte plagosur edhe tani e dëmtuara F.S, ndryshe motra e gruas së tij.

    Ndërkaq, në pikën e tretë të aktakuzës, thuhet se  i akuzuari Tahiraj në të njëjtën ditë, në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Radishevë të Skenderajt me dashje direkte ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën F.T.

    Me këtë, Xhevdet Tahiraj akuzohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” nga neni 179, “vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 179 lidhur me nenin 28 dhe veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.