×
  • Lajme
  • Lajme

    Dekreti i presidentit mund të sfidohet ditën që mandatohet njëra prej partive jofituese

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Veprimet e presidentit Thaçi për formimin e Qeverisë së re nuk janë shoqëruar edhe me publikimin e letërkëmbimeve të cila mund të jenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.

    Presidenca vetëm ka lëshuar njoftim për letrën që Thaçi ia ka dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për t’ia kërkuar mandatarin. Por nuk e ka publikuar edhe letrën zyrtare, ashtu siç ka vepruar pesë herë kur mandatarin ia kërkonte Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje. Gazeta ka kërkuar t’i vihet në dispozicion letra dërguar Mustafës dhe ka pyetur nëse ka edhe shkëmbime të tjera, por ka munguar përgjigjja e tyre. As LDK-ja nuk ka treguar nëse ia ka kthyer letrën Thaçit, e cila tashmë e ka nominuar kandidatin në strukturat e partisë dhe po i zhvillon negociatat me partnerët e mundshëm për koalicion. Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se dekreti i presidentit mund të sfidohet ditën që nxirret dhe mandatohet njëra prej partive jofituese.

    Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese sapo presidenti t’i formalizojë veprimet e tij me shkresa. Zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë se në Kushtetuese do të dërgohet edhe letra që po mbahet fshehur nga ana e presidentit.

    “Siç kemi njoftuar, presidenti e ka shtruar rrugën e shkeljes së Kushtetutës që kur nisi të dërgojë pareshtur letra, duke vijuar me një supozim arbitrar e të rrezikshëm mbi një ‘refuzim’ të pandodhur kurrë nga subjekti ynë, si dhe tek thirrja e një tryeze me subjektet politike kur Kushtetuta e udhëzon plotësisht ndryshe”, ka thënë për “Kohën Ditore” Adnan Rrustemi, këshilltar në Grupin parlamentar të VV-së.

    “Ndaj çdo shkrese që ai ka nënshkruar, edhe letrën që po mbahet fshehur, në të cilën ia ka kërkuar mandatarin Isa Mustafës, edhe çdo dekret, patjetër që do të jenë në lëndën që do të paraqitet në Gjykatë. Sa për veprimet e tyre, pa e shqyrtuar rastin as të mos provojnë që të veprojnë sipas logjikës së aktit të kryer”, ka shtuar ai.

    Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka akuzuar presidentin se tejkaloi mandatin e tij kushtetues duke kërkuar mandatar tjetër jashtë partisë fituese. Sipas tij, çdo vendim tjetër është “devijim i vullnetit të qytetarëve”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.