Situata në SHBA po rëndohet çdo ditë, ku vijojnë protestat e dhunshme për vrasjen e njeriut me ngjyrë nga policia.
Ndërkohë, çdo ditë po dalin prova të reja tronditëse nga vrasja e George Floyd, I cili vdiq pasi një polic në Minneapolis i vuri gjurin në fyt.
Një video e re e postuar nga Shaun King, tregon një oficer policie duke dhunuar Floyd pas arrestimit të tij.
Derek Chauvin, oficeri i cili u akuzua për vrasjen e 46-vjeçarit është parë në derën e pasme të makinës duke dhunuar Floyd.

