×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19 në Kosovë/ 2762 raste aktive, 150 të vdekur dhe 286 pacientë të hospitalizuar

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Sot në Kosovë është shënuar rekord i rasteve të reja me koronavirus.

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 241 raste pozitive nga vetëm 419 persona të testuar për virusin COVID-19, shkruan lajmi.net.

    Me 241 rastet e sotme numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6286 raste.

    Prej të gjitha rasteve pozitive me 143 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit gjithsej raste të shëruara janë 3369, ndërsa 150 pacientë kanë gjetur vdekjen të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2762.

    E kështu, nga numri i rasteve aktive me koronavirus, 286 po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Sipas raporteve nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, 14 pacientë janë në gjendje të rënduar me 14 respiratorë, e po ashtu 32 të tjerë me CPAP, që po ashtu janë me gjendje të rëndur shëndësore.

    Për detaje të tjera, shihni tabelën, e cila tregon statistikat në detaje për klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.