×
  • Lajme
  • Lajme

    Coronavirusi prek edhe Fakultetin e Mjekësisë, disa profesorë rezultojnë pozitivë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Koronavirusi ka prekur edhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Disa profesorë në këtë fakultet kanë rezultuar pozitivë për COVID-19. Informacione rreth gjendjes së tyre ka dhënë Prodekani për Çështje Akademike, Safedin Muçaj.

    Në një përgjigje për Express, Muçaj ka thënë se disa prej profesorëve të këtij fakulteti janë të infektuar me koronavirus, por se po qëndrojnë në vet-izolim në shtëpitë e tyre.

    Sipas tij, të gjithë janë duke respektuar te gjitha rekomandimet e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

    Ai ka treguar se në Klinikën Infektive gjenden të hospitalizuar edhe dy profesorë të pensionuar si në arsim dhe shëndetësi.

    “Disa profesorë tjerë në FM fillimisht kanë qenë pozitiv në COVID 19, por qe në ndërkohë janë shëruar dhe kanë rezultuar me testim negativ -COVID 19. Disa të tjerë si staf akademik i FM janë infektuar me COVID 19 dhe janë duke qëndruar në vet-izolim në shtëpitë e tyre. Të gjithë janë duke respektuar te gjitha rekomandimet e parapara nga IKSHPK”, thuhet në përgjigjet e Muçajt drejtuar Gazetës Express.

    Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive.

    Rastet pozitive janë nga Prishtina, Prizreni, Fushë Kosova, Vushtrria, Mitrovica, Gjilani, Drenasi, Gjakova, Skenderaj, Kacaniku, Lipjani, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Kamenica, Malisheva, Suhareka, Vitia, Ferizaj, Graçanica, Klina, Mamusha, Shtimja dhe Zubin Potoku.

    Nga konfirmimi i rasteve të para më 13 mars e deri sot, janë konfirmuar 3 mijë e 508 raste me këtë sëmundje, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dënuar deklaratën e fundit të Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh të nënshkruar...
    Lajme19 Mars 2025
    Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Vogovë, afër pikës kufitare Qafë Prush,...
    Lajme19 Mars 2025
    Mendimi për motin – 19.03.2025 Ditën e enjtë edhe më tutje vijon mot i kthjellët dhe me diell. Erërat frynë të lehta...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka komentuar bisedën e tij të mëparshme telefonike me Donald Trump, duke e përshkruar atë si “pozitive”,...
    Lajme19 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga DnV ka reaguar lidhur me vendimet e PZAP-së për ankesat e subjekteve politike, i cili tha se ankesat nuk...
    Lajme19 Mars 2025
    Policia e Kosovës  ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash. Sipas një njoftimi të Policisë së Kryeqytetit, i dyshuari ka...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Një burrë i armatosur ka hapur zjarr jashtë selisë së CIA-s në Langley të Virxhinas. Mediat amerikane raportojnë se policia e kontesë...
    Lajme19 Mars 2025
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur edhe për ndryshimet në skenën politike botërore dhe efektin që do ta kenë edhe për...
    Lajme19 Mars 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka nxjerrë sot katër vendime mbi ankesat që janë bërë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare. PZAP...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.