×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka po ndodhë në të vërtetë: Bota çdo 100 vjet goditet nga një pandemi

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Mund të jetë rastësi, por sipas shumë shkenctarëve edhe mund të mos jetë, por ajo që dihet me siguri bota çdo njëqind vjet goditet nga një pandemi. Pandemi këto që kanë marrë miliona jetë njerëzish, dhe janë përhapur jashtëzakonisht shpejt

    Pandemia Covid-19, e vitit 2020, me të cilën aktualisht është duke u përballuar e gjithë bota, është pandemia e fundit e cila ka marrë mbi një milion jetë njerëzish. Koronavirusi pasohet nga tjera pandemi në një periudhë 100 vjeçare, nga të cilat kanë vdekur shumë pacientë.

    Murtaja, gripi spanjoll, dhe koronavirusi janë pandemitë që kanë ndodhur dhe janë përhapur me kalimin e kohës, të cilat nëse i vendosim ato në një seri, duket se ndjekin një model të çuditshëm, i cili mund të konsiderohet se thjesht nuk është i rastësishëm.

    Disa studiues në këtë fushë kanë raportuar se pandemia e fundit në Kinë, e ashtuquajtura Koronacion, ndjek një model të ngjashëm me pandemitë e fundit që shkatërruan botën çdo 100 vjet. Ju mund të keni dëgjuar për sëmundje si murtaja, kolera, gripi spanjoll, por a keni vërejtur periudhën kohore që ato kanë ndodhur? 1720, 1820 dhe 1920.

    Më poshtë ju sjellim 4 nga këto pandemi, që kanë ndodhur çdo 100 vjet:

    1720 Murtaja

    Në vitin 1720 Evropa vuajti nga murtaja vdekjeprurëse e njohur si “Plaga e Madhe e Marsejës”. Kjo pandemi ishte e pamëshirshme dhe vrau rreth 100,000 njerëz, sipas wikipeedia.

    1820 Epidemia e Kolerës

    Gjatë 100 vjetorit të pandemisë 1720, në periudhën 1817-1824 (që përfshin qartë 1820), ndodhi shpërthimi i parë i kolerës. Ai evoluoi në një pandemi dhe prekte kryesisht vendet aziatike: Filipinet, Indonezia dhe Tajlanda.

    Shtë interesante se një numër i ngjashëm i vdekjeve kanë ndodhur edhe në këtë rast. Autoritetet thanë që numri i përgjithshëm i vdekjeve të kolerës ishte rreth 100,000. Kjo pandemi e kolerës në Azi filloi sepse njerëzit pinin ujë nga liqenet që ishin infektuar me këtë bakter.

    1920 Gripi Spanjoll

    Pandemia më e fundit dhe e dokumentuar mirë ishte e ashtuquajtura Grip Spanjoll. Ky grip kishte infektuar një numër të madh njerëzish. Rreth një miliardë njerëz u infektuan nga ky grip dhe 100 milion prej tyre vdiqën, sipas Ligjit Korrektues.

    Mund të konkludojmë lehtësisht se i ashtuquajturi Grip Spanjoll është pandemia më shkatërruese në historinë njerëzore, nga dy të mëparshmit dhe, mbase, më vdekjeprurës se kurrë.

    2020 koronavirusi

    Këtë vit, kanë kaluar edhe 100 vjet të tjera nga gripi Spanjoll. Në një mënyrë paradoksale, duket se një epidemi e rrezikshme pandemike ka filluar të përhapet.

    Virusi deri tani është përhapur ne më shumë se 100 shtete dhe ka infektuar me shumë se 100 mijë njerëz. Në Itali viktimat i kanë kluar shifrat e 1000 personave.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.