×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka ndodhi mbrëmë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Nga mbrëmë ka ndryshuar rrjedha politike në Kosovë. Me shumicë votash, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese e kanë cilësuar të drejtë dhe në përputhje me kushtetutën e vendit vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’ia dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re Avdullah Hotit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Aktgjykimi i Kushtetueses e ka rrëzuar çdo pretendim të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), që kërkonte zgjedhje të reja pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në vendimin e arsyetuar të Kushtetueses shpjegohet se dekreti i kontestuar i presidentit është në përputhshmëri me kushtetutën dhe se votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj qeverisë nuk çon në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit, por si në këtë rast, mundëson formimin e një qeverie të re.

    Kësisoj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të duhet ta lëshojë karrigen e pushtetit për t’u kthyer sërish në opozitë. Vendin e tij pritet ta marrë Avdullah Hoti, i cili paraprakisht ia ka dëshmuar presidentit se i ka votat e mjaftueshne për ta formuar qeverinë e re.

    Pasi Albin Kurti i shkruante “zgjedhje” në cdo kthim letre presidentit që ia kërkonte emrin e propozimit për mandatar të ri, ky i fundit më 30 prill vendosi që ta mandatojë të nominuarin e LDK-së, Avdullah Hotin për kryeministër.

    Në po të njëjtën ditë, LVV u ankua në Kushtetuese dhe arriti ta parandalojë formimin e shpejtë të Qeverisë Hoti, pasi gjykata vendosi që ta marrë masën e përkohshme për ta pezulluar dekretin e presidentit.

    Ky pezullim është anuluar me publikimin e aktgjykimin mbrëmë, që mundëson formimin e qeverisë së re me LDK-në, AAK-në, Nismën, Listën Serbe dhe minoritetet tjera, dhe 8 çon për herë të parë në opozitë së bashku LVV-në e PDK-në.

    Pas publikimit të këtij aktgjykimi, erdhën reagime të ashpra nga LVV, që edhe ashtu kishin paralajmëruar se nuk do ta respektonin një vendim që s’është në favor të tyre. Për këtë, ata paraprakisht dje gjatë ditës i mblodhën rreth 5 mijë veta në sheshet e kryeqytetit për një test-protestë, organizim të cilin e quajtën “performancë”.

    Nënkryetarja e kësaj partie dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar eskalim të situatës, derisa nuk përjashtohet as rezistenca fizike e Lëvizjes së Kurtit për t’i lëshuar zyret e qeverisë. Këtë opsion ata nuk e kanë mohuar asnjëherë kur po pritej vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.