×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet këtë vit

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Nëse Gjermania dhe Franca, me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të vazhdojnë të kenë qasjen e njëjtë sikurse kohëve të fundit për dialogun Kosovë-Serbi, atëherë është krejtësisht reale që marrëveshja të arrihet brenda disa muajsh.

    Kështu ka thënë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për Telegrafin, duke theksuar se Samiti virtual mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq shënon një pikë kthese në procesin e dialogut politik, mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas tij, bazuar në deklarimet e deritanishme ka një vendosmëri që procesi të mos zgjatet, por të ketë afate kohore që do t’i vendosnin palët në presion të arritjes së marrëveshjes.

    “Samiti virtual mes Hotit dhe Vuçiqit, i ndërmjetësuar nga Merkel dhe Makron, shënon një pikë kthese në procesin e dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është ndërprerë që nga viti 2018. Përveç rifillimit të dialogut, përfshirja direkte e Gjermanisë dhe Francës, paralelisht me Brukselin zyrtar, është tregues i qartë i seriozitetit me të cilin i është qasur dialogut. Unë besoj që takimet e ardhshme, që pritet të mbahen gjatë ditëve dhe javëve në vijim, do të jenë përcaktuese për kornizën kohore brenda së cilës do të zhvillohet procesi përmbyllës i dialogut. Bazuar në deklarimet e deritanishme nga pothuajse të gjithë akterët vendorë e ndërkombëtarë, ka një vendosmëri që procesi të mos zgjatet, siç kishte ndodhur deri më tani, por të ketë afate kohore që do t’i vendosnin palët në presion të arritjes së marrëveshjes, duke evituar edhe mundësinë e zvarritjes së qëllimshme të procesit”, ka thënë Cakolli.

    Cakolli poashtu konsideron që koha kur do të arrihet marrëveshja është e ndërlidhur drejtpërdrejtë me përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare.
    “Sidoqoftë, unë konsideroj që koha kur do të arrihet marrëveshja, nëse e njëjta do të arrihet, është e ndërlidhur drejtpërdrejtë me përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare. Po ashtu, edhe niveli i presionit që ushtrohet ndaj palëve, e sidomos Serbisë për njohjen e Kosovës, përmes kushtëzimit të rrugëtimeve përkatëse evropiane, do të ketë ndikim përcaktues në kohëzgjatjen e procesit. Nëse Gjermania dhe Franca, me përkrahjen e SHBA-ve, do të vazhdojnë të kenë qasjen e njëjtë sikur kohëve të fundit, atëherë është krejtësisht realiste që marrëveshja të arrihet brenda disa muajsh”, theksoi Cakolli.

    Ndryshe, Kosova dhe Serbia nisën një proces dialogu në vitin 2011, i cili nisi si teknik por më vonë u shndërrua në proces politik.

    Në kuadër të këtij procesi u arritën disa marrëveshje, më e rëndësishmja ajo e 19 prillit e vitit 2013 që njihet si marrëveshja e parë për “normalizim të marrëdhënieve”.

    Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë u bllokua nëntorin e vitit 2018, kohë kjo kur institucionet e Kosovës vendosën tarifë 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

    Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si hap i domosdoshëm në rrugëtimin e të dyja vendeve drejt integrimit evropian.

    Ndërkaq, dialogu mes Kosovës e Serbisë do të rifillojë më 12 korrik (të dielën) me një videokonferencë, ndërkaq më 16 korrik do të vazhdohet me takimin e parë në Bruksel.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.