×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakaj sjell mesazhet nga Washingtoni për Kosovën: Nuk ka marrëveshje sekrete as ndarje të Kosovës

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj tha se nga vizita e tij në Washington, ka pasur takim me përfaqësuesin special të presidentit, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, nga ku tha se ka sjellë tri mesazhe.

    Ashtu siç kishte deklaruar edhe më herët, Cakaj tha se nuk ka asnjë marrëveshje sekrete në Washington, nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka asnjë nxitim për marrëveshje të shpejt e në dëm të Kosovës.

    Cakaj theksoi së këto janë mesazhet e vetme që ka marrë nga Washingtoni për Republikën e Kosovës.

    “I vetmi takim për Kosovën ka qenë takimi me përfaqësuesin special të dialogut Kosovë-Serbi, të emëruar nga presidenti Trump, Kam tri mesazhe për Kosovën nga ai takim. Nuk ka marrëveshje sekrete, dhe për konsum të brendshëm politik nuk është e nevojshme të abuzohet për një temë të interesit nacional. E dyta, nuk ka ndarje të Kosovës dhe kush i sytë në ballë dhe këmbët në tokë, nuk beson që as Qeveria e Shqipërisë, këtu po shfrytëzoj rastin edhe për ta theksuar këtë, meqë është përmendur fort, e askush në Kosovë nuk bën plane në llogari personale për ta ndarë Kosovën, pikë. Këtë po e sjell si mesazh nga Washingtoni. Nuk ka asnjë nxitim për të arritur asnjë marrëveshje të shpejt në dëm të Kosovës për çfarëdo interesi elektoral në Amerikë”, u shpreh Cakaj para medieve./telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.