×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakaj: Qeveria shqiptare mbështet Luginën për tekstet shkollore

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se pas vizitës së fundit në Luginë, Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe mbështetjen e nevojshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar për përmbylljen e procedurave tarifore të teksteve të nevojshme shkollore sipas përcaktimeve të legjislacionit atje.

    Cakaj ka shtuar se kjo mbështetje shtesë vjen pasi janë aprovuar 24 tituj tekstesh shkollore të reja, të cilat do të jenë në shërbim të arsimit në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

    “Natyrisht, marrë parasysh gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë, duhet theksuar se mbetet ende shumë, shumë, shumë për t’u bërë”.

    “Mirëpo, kjo nuk e ndryshon aspak faktin që veçanërisht Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë një punë të shkëlqyer për forcimin e mësimit shqip në Luginën e Preshevës. Ne do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e vëmendje të shtuar për çështjet e shqiptarëve në Luginë”.

    Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

    Një thirrje publike dhe një lajm i mirë për shqiptarët në Luginë

    Më 1 korrik në qendrat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Bujanoc, duhet të kemi një dalje masive në zgjedhje dhe një mbështetje të fortë për listën e Luginës së Bashkuar. Kjo është thelbësore jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për ta ruajtur frymën shqiptare në Bujanoc. Ndaj, pasi Kosova e Shqipëria kanë qëndruar me një zë e një frymë në mbështetje të kësaj liste, ju lutem mbështeteni deri në fund këtë ndërmarrje të përbashkët në të mirë të shqiptarëve!

    Për më shumë, pas vizitës së fundit në Luginë, Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe mbështetjen e nevojshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar për përmbylljen e procedurave tarifore të teksteve të nevojshme shkollore sipas përcaktimeve të legjislacionit atje.

    Kjo mbështetje shtesë vjen pasi janë aprovuar 24 tituj tekstesh shkollore të reja, të cilat do të jenë në shërbim të arsimit në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

    Natyrisht, marrë parasysh gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë, duhet theksuar se mbetet ende shumë, shumë, shumë për t’u bërë.

    Mirëpo, kjo nuk e ndryshon aspak faktin që veçanërisht Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë një punë të shkëlqyer për forcimin e mësimit shqip në Luginën e Preshevës. Ne do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e vëmendje të shtuar për çështjet e shqiptarëve në Luginë.

    Shihemi shumë shpejt me masa konkrete institucionale, natyrisht.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.