Mick Pickering i ka thënë BBC-së se ndihet i lehtësuar pas rikthimit në shtëpi në Newthorpe, ku për 110 ditë qëndroi i shtrirë në spital.
Burri 65-vjeçar u infektua me coronavirus në muajin prill dhe pas disa muajsh të vështirë, gjatë ditës së sotme u konfirmua se ka tejkaluar infektimin.
“Jam zgjuar, jam i lumtur që ndodhem në shtëpi dhe kam pasur një ndejë mirëpritëse”, tha ai, transmeton Telegrafi.
“Trajtimi është në plan të dytë se çfarë më ndodhi mua. Më infektoi veshkat, ata pushuan së punuari për një kohë. Ndikoi edhe në mushkëritë e mia. Mesazhi im është të qëndroni të sigurt dhe të ndaloni së shkuari në tubime. Nëse infektohemi sikurse unë, atëherë është e tmerrshme”, shtoi ai.
Bashkëshortja e Mickut, Patsy pranoi se ishte “e frikshme” të dëgjosh mjekët duke të thënë se burri juaj mund të mos mbijetojë.
Ndryshe, Britania e Madhe deri më tani ka konfirmuar mbi 320 mijë raste me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 41405 persona.