×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania shënon rënie të viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Britania ka shënuar rënie të shifrës ditore të viktimave të Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 227 viktima nga koronavirusi. Në këtë shifër nuk përfshihen rastet që kanë ndodhur jashtë spitaleve.

    Prej kësaj shifre, 174 vdekje u regjistruan në Angli, 29 në Skoci, 17 në Uells dhe 7 në Irlandën Veriore, shkruan “Metro UK.

    Shifra e re u publikua në kohën kur të dhënat e Zyrës për Statistika Kombëtare lanë të kuptohet se numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar mbi 44 mijë.

    Sipas këtyre statistikave, deri më 8 maj në Angli dhe Uells kanë vdekur 39,071 persona, ndërsa deri më 10 maj në Skoci janë regjistruar 3,213 raste fatale. Deri më 13 maj, në Irlandën Veriore kanë vdekur 599 persona.

    Kur të gjitha këto raste grumbullohen së bashku, i bie që në Britani të Madhe deri tani janë shënuar 42,883 vdekje nga Covid-19, ku përfshihen edhe rastet e dyshimta.

    Mbretëria e Bashkuar tashmë ia ka kaluar Italisë dhe Spanjës me numrin më të lartë të viktimave të koronavirusit në Evropë, ndërsa në botë është e dyta pas Shteteve të Bashkuara, që kanë popullsi përafërsisht pesë herë më të madhe se vendi ishullor.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.