×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Brenda dy jave Qeveria e Kosovës me projektligj rreth tërheqjes së kursimeve nga Trusti

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një projektligj, i cili përveç zbatimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, do të mundësojë që kontributpaguesit të mund të tërheqin një shumë të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi.

    Zëvendësministri i Financave, Krasniqi thotë se ky projektligj brenda javës së ardhshme do të jetë i gatshëm dhe mund të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim.

    “Në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes, duke përfshirë këtu edhe mjetet e Trustit Pensional, është duke u përgatitur një ligj i cili do të jetë një ligj horizontal, në mënyrë që të mos preken të gjitha ligjet, por të bëhet një ligj i cili do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2021, për të tejkaluar këtë situatë të pandemisë dhe në momentin që kjo kalon ligjet kthehen në normalitet. Ky projektligj është duke u punuar dhe brenda javës së ardhshme besoj se do të përfundojë, por gjithçka varet nga Kuvendi kur do t’i miratojë”, thotë Krasniqi.

    Kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti, më 3 qershor, në ditën kur është bërë kryeministër, në deklarimin e tij para Kuvendit të Kosovës pati thënë se në programin qeverisës në një nga masat e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, (pako për zbutjen e pasojave që ka pasur pandemia COVID-19), ka paraparë ta fusë në ekonomi një përqindje të Fondit.

    Krasniqi thotë se ajo që është më e përafërt në jetësimin e kësaj nisme, e cila ka për qëllim të ndihmojë qytetarëve që ta përballojnë sa më lehtë gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë së Coronavirusit, është tërheqja e 10 për qind të shumës së përgjithshme të mjeteve që kontributpaguesit kanë në llogarit e tyre në Fond.

    “Kemi biseduar modalitete të ndryshme, por ajo që ka mbet deri më tani është që të ju mundësohet të gjithëve të tërheqin 10 për qind të mjeteve varësisht prej kontributit që kanë”, thotë Krasniqi.

    Vlera e përgjithshme që do të mund të tërhiqej nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, sipas Krasniqit, është rreth 180 milionë euro, mjete këto të cilat do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

    Stimulimi i kërkesës agregate nënkupton rritjen e shpenzimeve që eventualisht do ta bënin qytetarët, pas marrjes së parave nga kontributet pensionale.

    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është institucion publik i pavarur dhe jo fitimprurës, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

    Jeton Demi, zëdhënës në këtë institucion, përmes një përgjigje me shkrim i ka thënë Radios Evropa e Lirë se çështja e tërheqjes së mjeteve nga Fondi ende nuk ka kaluar në ndonjë hallkë vendimmarrëse në institucionet e vendit.

    Sipas Demit, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës është institucion zbatues i politikave që ndërmarrin institucionet mbikëqyrëse, Kuvendi i Kosovës e Banka Qendrore dhe nëse merret vendim për zbatimin e tij, Trusti obligohet ta zbatojë.

    Fond është krijuar sipas modelit të kontributeve pensionale të definuara, që nënkupton se secili kontribuues kursen për pension në një llogari personale.

    Mandati i këtyre kursimeve është specifik, ngase ato me legjislacioni në fuqi mund të përdoren vetëm për pension – dhe nuk mund të përdoren ose tërhiqen përpara moshës së pensionimit për asnjë arsye tjetër.

    Të gjithë të punësuarit (e regjistruar) në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre, përkatësisht 5 për qind paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind paguhen nga paga e të punësuarit.

    Deri më tani, dy miliardë euro ka arritur vlera e mjeteve të rreth 700 mijë kontributpaguesve në Kosovë, që i menaxhon Fondi i Kursimeve Pensionale.

    Nga kjo vlerë, 75 për qind e mjeteve mbahen të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare, kurse 25 për qind në Kosovë.

    Interesimi i qytetarëve për të tërhequr këto mjete duket të jetë mjaft i madh. Në momentin kur është kryeministri Hoti e ka lansuar këtë ide, Trusti i Kursimeve Pensionale, kishte njoftuar për numër të madh të qytetarëve të cilët i ishin drejtuar zyrave të Trustit.

    Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë e mirëpresin këtë nismë, pasi që siç thonë ata, do të ndihmonte në lehtësimin e pasojave që ka pasur në ekonomitë familjare pandemia Covid-19.

    Avdullah Sadiku, qytetar nga Komuna e Fushë Kosovës, punon në një kompani sigurimi. Ai thotë se do të tërhiqte një pjesë të mjeteve nëse do t’i mundësohej një gjë e tillë.

    “Do t’i kisha tërhequr, jo të gjitha pasi që na duhen kur vjen pleqëria. Rroga 180 euro është e ulët dhe me këto para që do t’i kishim tërhequr do të na ndihmonte”, thotë ai.

    “Mendoj që është një nismë e mirë dhe do ta lehtësonte pak. Ka pasur rënie të punës në çdo segment”, thotë ai.

    Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuar për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha.

    Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në Kosovë. /REL/

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, sot janë sfiduar për kapitenin e javës. Sfida e Kapitenit sot u organizua nga...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.