×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Brazilianët protestojnë kundër Bolsonaros pas javës më të keqe me Coronavirus

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Protestuesit në Brazil dhe shtete tjera përreth botës janë bashkuar për të denoncuar mënyrën se si Presidenti Jair Bolsonaro ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit, gjersa ky shtet i Amerikës Latine regjistroi javën më të keqe të infektimeve, shkruan Al Jazeera.

    Protestat “Stop Bolsonaro” u bënë edhe online, por edhe nëpër rrugët e qyteteve kryesore të Brazilit dhe në më shumë se 20 shtete tjera të dielën, duke kërkuar dorëheqjen e udhëheqësit të së djathtës ekstreme i cili po quhet kërcënim për demokracinë.

    Brazili regjistroi numrin më të madh të infektimeve brenda shtatë ditëve me 259,105 raste deri dielën, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton KOHA.

    Shteti gjithashtu raportoi numrin më të madh të vdekjeve brenda javës, me 7,005 të vdekur, pak më ulët se rekordi i javës së kaluar ku humbën jetën 7,285 persona.

    Me më shumë se një milionë raste të regjistruara dhe 57,622 të vdekur, Brazili është në qendër të pandemisë, vendi i dytë pas SHBA-së me numër të rasteve dhe vdekjeve.

    Bolsonaro, i cili e quajti koronavirusin “grip i vogël” është kritikuar shumë për mënyrën se si e ka menaxhuar krizën dhe vazhdimisht ka mohuar dëshmitë në rritje rreth ndikimit vdekjeprurës që ky virus ka pasur në shtetin e tij.

    Tubimet kundër tij u mbajtën edhe në Austri, Spanjë, Zvicër, Gjermani dhe Britani.

    Ekspertët thonë se numri i vërtetë i infektimeve dhe vdekjeve në Brazil me siguri është shumë më i madh se sa që tregojnë shifrat zyrtare.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka akuzuar Beogradin zyrtar për shkelje të vazhdueshme të të drejtave në Luginë të Preshevës, duke injoruar edhe...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    NATO do të rrisë ndarjen e inteligjencës dhe do të përmirësojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike në dritë të akteve “armiqësore” të sabotimit...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Motër e vëlla (5 dhe 3 vjeç) kanë vdekur tragjikisht pasi zjarri përfshiu banesën e tyre ditë më parë në Preston të...
    Të tjera
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë se BSPK-ja thekson rëndësinë dhe urgjencën e shqyrtimit të...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritut aktakuzë kundër të pandehurit E.Ll., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Sindikata e Telekomit kanë njoftuar se qe dy muaj punëtorët s’kanë marrë paga, për shkak të bllokimit të llogarive. Në një njoftim...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka bërë të ditur se e kanë fituar kontekstin në Inspektoratin e...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se 883.6 milionë euro tatime janë të mbledhura deri më 30 nëntor të këtij viti. Në...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Pas prezantimit të programit në fushat e ekonomisë dhe shëndetësisë, LDK të martën do të shpalos programin politik “Rruga e Re” për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.