
Brazili regjistroi një rekord të përditshëm prej 13.944 rasteve të reja të koronavirusit të enjten.
Brazili, vendi më i populluar në Amerikën Latine, tani ka 202.918 raste të konfirmuara dhe 13.933 vdekje, tregojnë të dhënat e ministrisë së shëndetësisë.
Por, megjithë ekspertët që thonë se Brazili është në kulmin e kurbës pandemike, Presidenti Jair Bolsonaro iu ka kërkuar udhëheqësve të biznesit të bëjnë presion për heqjen e urdhrave të bllokadës, të cilat imponohen në nivelin e shtetit, raporton BBC.