×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell: Nuk jemi në garë me Amerikën, kush do ta zgjidhë çështjen e Kosovës

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian pret nga Qeveria e re serbe të ndërmarrë me shpejtësi reformat urgjente të nevojshme për pranimin e Serbisë në BE. Ai ka thënë se BE nuk është  në garë me Amerikën se kush do të jetë i pari që do ta zgjidhë çështjen e Kosovës.

    Siç raportojnë mediat, kryediplomati evropian, ka shfaqur pritjet e tij për një angazhimin e plotë të Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE, si dhe në bashkëpunimin rajonal.

    “BE është plotësisht i përkushtuar që të vazhdojë të mbështesë procesin e pranimit të Serbisë në BE, si dhe rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së coronavirusit, duke përfshirë përmes Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor në vjeshtë”, ka thënë Borrell.

    Borrell ka këmbëngulur që BE-ja duhet të luajë një rol vendimtar në dialog, sepse çështja e Serbisë dhe Kosovës është një problem që është në mjedisin e afërt të bllokut evropian.

    “Nëse ne nuk mund ta zgjedhim çështjen (problemin) Kosovë-Serbi, që janë fqinj tanë dhe i takon kapaciteteve tona, atëherë ne nuk mund të pretendojmë që jemi faktor gjeopolitik. Ne nuk jemi në garë me Amerikën se kush do të jetë i pari që do ta zgjidhë çështjen e Kosovës, të paktën unë nuk jam në garë me ta. Nëse Amerika mund t’i bëjë dy palët bashkë, në Shtëpinë e Bardhë ose kudo, unë do të isha më shumë se i lumtur”, ka thënë Borrell.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka vijuar vizitën e saj zyrtare në Kosovë me ndalesën e radhës në Mitrovicë,...
    Lajme23 Maj 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar dërgimin në Kushtetuese të lëndës për ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e...
    Lajme23 Maj 2025
    Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha,për FrontOnline ka folur pas kërkesave të përsëritura nga ambasadorët gjerman dhe francez që Kosova ta dërgojë draft-statutin e...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka shprehur shqetësimet e tij në lidhjen rendimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare....
    Sport23 Maj 2025
    Rahoveci është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Titullin e dytë rresht Rahoveci e fitoi të enjten mbrëma në...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, për FrontOnline ka folur pas deklaratave të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadorit...
    Lajme23 Maj 2025
    Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas dje erdhi për vizitë në Kosovë. Menjëherë pas arritjes në Kosovë, ajo mbajti një konferencë...
    Lajme23 Maj 2025
    E mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë dhe ish-deputetja, Vasfije Krasniqi-Goodman ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor. Ajo ka njoftuar se...
    Lajme23 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 20-të me radhë në përpjekje për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.