×
  • Lajme
  • Lajme

    Bizneset dhe ministri Mustafa diskutojnë për sfidat

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Sfidat me të cilat po përballen bizneset në raport me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe nevoja urgjente për ndryshimin e disa udhëzimeve administrative dhe ligjeve ishin tema kryesore e diskutimit në vazhdën e aktivitetit “Kafja e Mëngjesit” organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ku përveç bizneseve, i ftuar ishte edhe ministri Besian Mustafa.

    OAK falënderoi ministrin Mustafa për bashkëpunimin e treguar deri më tani, fryt i së cilës ishte edhe ndryshimi i Udhëzimit Administrativ 10/2010, e ndër të tjera kërkoi që së bashku të lobojnë në maksimum për ndryshim të ligjeve dhe udhëzimeve tjera, që po pengojnë zhvillimin e sektorit privat në vend.

    Ministri Mustafa falënderoi bizneset për interesimin e shprehur dhe theksoi që reformat legjistlative preferon të bëhen përmes ligjeve, e jo udhëzimeve administrative, duke shtuar që aktualisht janë në përfundim të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural dhe ligjit për pyje. Ai shprehu gatishmërinë për diskutim të hapur me bizneset, duke shtuar që kështu mund të arrihet më lehtë në identifikimin e nevojave që bizneset kanë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    Gëzim Selimi nga industria e mishit “Calabria”, kërkoi mbështetje për investimet që janë duke planifikuar si kompani si dhe përkrahje shtetërore për prodhuesit vendor.

    Ramadan Gashi nga “AG Group”, theksoi rëndësinë e krijimit të zonave ekonomike në tokat pyjore në mënyrë që të mos dëmtohen tokat bujqësore dhe që komunat të kenë mundësi të pajisen me zona ekonomike.

    Fatos Hysenaj nga “Vëllezërit e Bashkuar”, theksin i vuri tarifave të larta që bizneset e sektorit minerar duhet të paguajnë.

    Kurse Bedri Llapashtica nga “Prestige Media”, theksoi që bujqësia zhvillohet kryesisht nga bizneset e vogla andaj është më se e nevojshme përkrahja e tyre, në këtë formë eleminimi i burokracive dhe procedurave për këtë kategori është i nevojshëm në mënyrë që bizneset të mos hezitojnë të aplikojnë për grantet dhe subvencione pasi që vullneti për zhvillim ekziston. Ndër të tjera ai theksoi edhe mungesën e ofertës për të bërit biznes në vend, si rezultat i së cilës shumë investitor potencial po ikun nga Kosova për të shkuar në vendet e rajonit.

    Burim Piraj nga “Meka” SH.P.K. u fokusua tek vështirësitë me të cilat po përballen bizneset në komunat rurale si dhe mungesën e rrugëve të hapura dhe elektrifikimin në bjeshkë.

    Agron Krasniqi nga “Luna” SH.P.K. kërkoi që bujqit të lirohen nga akciza në derivate si dhe të përkrahet ngrohja me derivate, ashtuqë të eliminohet ajo me dru dhe të mbrohen pyjet vendore.

    Sipas ministrit Mustafa, grantet e zhvillimit rural këtë vit për herë të parë do të paguhen 50% në avancë, ndërsa veçoi që janë duke tentuar që udhëzimet administrative të jenë sa më të thjeshta për kuptim dhe zbatim. Ndër të tjera ai shtoi që janë bërë lehtësira në aplikimi për grante dhe subvencione duke eleminuar deri në 60% të dokumenteve që kërkohen për aplikim, duke shtuar që këtë vit aplikimi do të bëhet online për herë të parë, platformë kjo e mbështetur nga Banka Botërore e që do të paraqes reformë në këtë aspekt.

    OAK nëpërmejt një komunikate ka falënderuar ministrin Mustafa për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe gatishmërinë e tij për të qenë sa më afër komunitetit të biznesit dhe rritjes së partneritetit publiko – privat.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.