×
  • Lajme
  • Lajme

    Bizneset ankohen se u janë bllokuar llogaritë bankare, kjo është përgjigja nga ATK

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Periudha e Pandemisë ka shkaktuar telashe të madhe tek ekonomia në përgjithësi e bizneset në veçanti.

    Një numër i konsiderueshëm i këtyre bizneseve po ankohen se përveç se nuk kanë patur të hyra gjatë kësaj periudhe, u janë bllokuar edhe xhirollogaritë nga ATK-ja, për shkak të pamundësisë së pagesës së TVSH-së deri me datën 15 mars.

    “Na është bllokuar llogaria bankare nga ATK. Kjo për faktin se nuk kemi arritur ta paguajmë TM1 (Tatimin e tre mujorit të parë)”, i tha Gazetës Blic pronari i një biznesi në kushte anonimiteti.

    Por një pretendim të tillë po e hedh poshtë Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.

    Murtezaj deklaron se Administrata Tatimore e Kosovës nuk u ka mbyllur xhirollogaritë atyre bizneseve të cilat kanë krijuar borxhe gjatë Pandemisë.

    Murtezaj bën të ditur se mund të jenë mbyllur xhirollogaritë e bizneseve që kanë patur borxhe të viteve paraprake dhe nuk kanë shprehur interesim për të bashkëpunuar me ATK-në, për të bërë një pagesë të tillë me këste.

    “Nga informatat qe kam nuk mund të ketë raste që jane bllokuar llogarit bankare të bizenseve që kanë krijuar borgje gjatë kohës së Pandemisë. Bllokim të llogarive bankare mund të ketë pasur gjatë këtyre diteve te bizneset të cilat kanë borxhe të periudhave të viteve paraprake dhe të cilët nuk kanë shfaqur gatishmëri të bashkpunojnë me ATK-në për të gjetur zgjidhjen për pages të borxheve të pa paguara”, u shpreh ai.

    Murtezaj shpjegon se në rast se bizneset kanë vështirësi financiare ato mund të bëjnë kërkesë për pagim të borxhit me këste.

    “Ligji krijon mundësit që në rastet kur bizneset kanë vështirësi financiare, ato mund të parashtrojnë këtkesë për programim të borxhit për pages me këste. Andaj, në rastet kur bizneset nuk paguajnë borxhn si dhe nuk shfaqin gadishmeri për programim të borxhit, atëherë zyrtarët tatimor i obligon ligji ti ndermarrin masat e sforcuara për mbledhje të borxhit, e që ndër masat e sforcuara ështëedhe bllokimi i llogarive bankare” tha Murtezaj.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në Presidencë kampionen e parë Olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendin. Osmani tha se Kelmendi...
    Lajme02 Prill 2025
    Sipas psikologut Rron Kastrati shkaktarët kryesorë që po rrezikojnë integritetin dhe ekzistencën e qytetarëve janë shumë-faktorialë, përfshirë faktorët socio-ekonomikë, agresivitetin e lartë,...
    Lajme02 Prill 2025
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se “LDK nuk bën asnjë marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje”. Ai pohoi se me...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Sikurse sot edhe nesër qysh herët në mëngjes duke filluar nga ora 08:00 aktivistët e grupit ‘’Asnji cent ma shumë’’ do të...
    Lajme02 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy. Sveçla tha...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet...
    Vip02 Prill 2025
    Rovena Stefa po rikthehet në skenën muzikore me një baladë dashurie që sjell emocione të forta dhe një histori të ngarkuar me...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Javën e kaluar, një tjetër kërcënim me bombë tronditi një shkollë në Zvicër, këtë herë në qytetin Pully, kantoni Vaud. Incidenti është...
    Vip02 Prill 2025
    Banorja e Ferma VIP 2, Alba Pllozhani ka thyer rregullat. Fermerja ka gjetur një zarf, që ishte i ndaluar të lexohej nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.