×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi i del në krahë Kurtit, i reagon ashpër Thaçit e Hotit!

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, përmes një shkrimi në “facebook”, ka reaguar ndaj Thaçit e Hotit të cilët gjatë ditës së sotme, adresuan disa kritika ndaj Kurtit.

    Bislimi thotë i është përgjigjur presidentit Thaçi, i cili tha se Kurti me veprimet e tij po e kurthon Kosovën.Të kërkosh që Serbia të sjellë mallëra me të njejtat kritere me të cilat i lejon mallrat e vendit tonë të hyjnë në Serbi qenka kurthe për Kosovën?

    Shkrimi i plotë:

    Margaritarët e Hotit

    Krema e dijes politike Hoti paska deklaruar:
    1. “Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin , por e kurthojnë atë” – të kërkosh që Serbia të sjellë mallëra me të njejtat kritere me të cilat i lejon mallrat e vendit tonë të hyjnë në Serbi qenka kurthe për Kosovën?
    2. ” Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.” – Cilës strukturë? Cilit ligj? A do ta aplikojë Hoti këtë strukturë dhe këtë ligj?
    3. “Por, ne sot kemi nevojë ta mbështesim dialogun” – Ashtu siq e kemi mbështetur për Zajednicën? Për një demarkacion të ri? Paska vuajtur dialogu nga mos-mbështetja jonë, dhe nuk paska mjaftuar mbështetja që i ka dhënë Hoti?
    4. “Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog” – A është pranim public I Hotit që Serbia qenka pala konstruktive këtu e ne ata që e paskëshim penguar atë deri më tani? A është kjo arsyeja që Vuqiqi po i gëzohet ardhjes së Hotit?
    5. “Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke” – A nuk është kjo kundërthënëse me fjalinë e mësipërme? Një fjali më lartë Hoti e pranon që ne e paskemi penguar dialogun, rrjedhimisht Serbia paska patur të drejtë të zvarrisë dhe nuk qenka fjala për alibi. NE, duke mos e dëgjuar Hotin e paskemi detyruar Serbinë që të zvarrisë dialogun, “ me siguri e frikësuar shumë” që pala kosovare do del fituese nga ky dialog, ashtu si ka dalë në të gjitha raundet e mëparme të bisedimeve, në të cilat pala Thaqi-Hoti, në vazhdimësi e ka gërryer sovranitetin e Serbisë në territorin e saj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.