×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi hedh dyshime për vendimin e Kushtetueses për dekretin e Presidentit

    FrontOnline
    30 Maj 2020

    Ministri në detyrë i Financave dhe Transferev, Besnik Bislimi, ka shprehur dyshimet e tij se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili i jep të drejtë Presidentit në dekretin për nominimin e Avdullah Hotit mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës është bërë përmes një bashkëpunimi ndërmjet institucionit të Presidentit dhe Gjykatës.

    Bislimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ekipi i juristëve i zyrës së presidentit të vendit, përmes një njoftimi të postuar në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më datën 28 maj, konstatoi që kushtetuta e Kosovës është në harmoni të plotë me parimet bazë dhe frymën e shprehur në dekretin e presidentit të vendit të datës 30 prill, që e nominon z. Hoti si mandatarë për formimin e qeverisë së re”.

    “Mësohet që ky dokument është draftuar pak orë para publikimit të dekretit të presidentit të vendit në pasditen e 30 prillit”, ka shkruar Bislimi.

    “Menjëherë pas publikimit të dokumentit, presidenti i vendit përmes një konference për media iu falenderua gjykatës kushtetuese për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndër vite”, ka shkruar Bislimi.

    Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë më 28 majit, i ka hapur rrugën formimit të një qeverie të re me një votim shtatë pro dhe dy kundër dekretit të Presidentit, Hashim Thaçi për mandatarin e Qeverisë.

    Kushtetuesja ka konstatuar se dekreti i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës.

    https://www.facebook.com/besnik.bislimi/posts/10163881309705475

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.