
Erin Bromage, një profesor i asociuar i Universitetit të Masaçusets Dartmouth ka dhënë këshillat e tij të reja për mbrojtje nga COVID-19.
Ndaloni të shqetësoheni për ata vrapues dhe çiklistë pa maskë, të cilëve i shihni kur ecni jashtë.
Përkundrazi, shqetësohuni për folësit me zë të lartë në hapësira të mbyllura shtëpie, shkruan Cnn.
Kjo sipas Erin Bromage, një profesor i asociuar i Universitetit të Masaçusets Dartmouth, i cili filloi një blog në lidhje me mënyrat në të cilat përhapet koronavirusi, për të mbajtur familjen dhe miqtë e tij të informuar për virusin.
Rezulton se njerëzit e tjerë e pëlqyen mënyrën e tij të zgjuar, praktike të shpjegimit të virusit dhe sjelljes së rrezikshme gjithashtu – postimi i tij i fundit, “Rreziqet – i di ata – i shmang ato”, doli viral dhe fitoi më shumë se 13 milionë shikime brenda afro një jave.
