×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bilanci i pandemisë së COVID-19 në botë, mbi 15.8 milionë raste

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 639 981 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

    Më shumë se 15 815 830 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 8 891 100 janë konsideruar sot si të shëruar.

    Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

    Dy rritjet më të mëdha ditore të rasteve me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar të enjten dhe të premten me më shumë se 280 000 të infektuar të regjistruar përkatësisht në këto dy ditë.

    Më shumë se pesë milionë raste janë regjistruar zyrtarisht që prej 1 korrikut, rreth më shumë se një e treta e rasteve të regjistruara me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë.

    Vetëm ditën e premte, 6 241 të vdekur dhe 282 042 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendi që ka regjistruar më shumë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit janë SHBA-ja me 1 157 të vdekur, Brazili me 1 156 të vdekur dhe India me 757 të vdekur, raporton ATSH.

    SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 145 546 vdekje për 4 112 651 raste. Të paktën 1 261 624 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

    Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 85 238 të vdekur për 2 343 366 raste, Britania e Madhe me 45 677 të vdekur për 297 914 raste, Meksika me 420645 të vdekur për 378 285 raste dhe Italia me 35 097 të vdekur për 245 590 raste.

    Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 83 784 raste, prej të cilëve 4 634 të vdekur dhe 78 889 të shëruar.

    Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 207 599 të vdekur për 3 046 440 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 154 461 të vdekur për 4 225 857 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 179 692 të vdekur për 4 247 552 raste, Azia 56 099 të vdekur për 2 396 156 raste, Lindja e Mesme 24 872 të vdekur për 1 073 596 raste, Afrika 17 084 të vdekur për 810 634 raste dhe Oqeania 174 të vdekur për 15 597 raste.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebookun e tij pamje nga Porti i Durrësit. Ai është shprehur se numri i...
    Të tjera
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Vullneti ia ka transmetuar Xhenetës fjalët e Drenushës për të. Ai i tregoi se Drenusha ka thënë se Xheneta është e varur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proceseve politike të bërjes së Kosovës shtet, Lutfi Haziri,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.