×
  • Lajme
  • Lajme

    Bieber: Do të befasohesha nëse aktakuza ndaj Thaçit nuk do të pranohej nga Gjykata

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Florian Bieber, profesor në Universitetin e Gracit në Austri dhe ekspert i çështjeve të Ballkanit, tregon se përse dy ditë përpara takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë u bënë publike akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

    “Ne nuk i dimë me saktësi detajet e akuzave, por nga çfarë është thënë prej prokurorit special, ata i trembeshin një lloj presioni ndaj Gjykatës për t’i rrëzuar akuzat. Këtë e bënë si një veprim parandalues për veprimet e mundshme të zotit Thaçi ose nga të tjerët kundra Zyrës së prokurorit special”, ka thënë Bieberi në një intervistë për “Top Channel”.

    Kjo është e lidhur me samitin, pasi ata frikësoheshin se ky samit mund të udhëhiqej nga ndonjë garanci e mundshme kundrejt Thaçit.

    “Në të tilla kushte ata vendosën të bëjnë publike aktakuzën pikërisht në këtë moment. Kjo ka lidhje me faktin se prokurorët i frikësoheshin një imuniteti ose ndonjë lloj mbrojtjeje ndaj Thaçit, e në të tilla kushte kjo do t’ia bënte Prokurorisë më të vështirë për të vijuar”.

    Por ky zhvillim a e ka minuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë?

    “Nuk besoj se kjo në tërësinë e vet ka ndonjë ndikim negativ në dialog, pasi ai takim në Washington nuk ishte i koordinuar me BE-në. Kishte një mori dobësish. Nisi me premtime të mëdha, por ishte vetë Richard Grenelli që i zvogëloi pritshmëritë kur foli për marrëveshje ekonomike. Po ashtu u bë e paqartë se çfarë do të prodhonte ky takim nëse do të kishte ndodhur. Kosova shkonte në atë dialog pas një sërë problemesh të brendshme përballë një presidenti si Vuçiqi, shumë të fortë. Në të tilla kushte nuk ishte një fillim aspak i mbarë për këtë dialog”, deklaron ai.

    Florian Bieberi bën koment se cili mund të jetë vendimi i Gjykatës Speciale pas dërgimit të akuzave nga prokurori.

    “Mund të jetë spekulative nëse flasim se çfarë mund të vendosë, por ajo që mund themi është se prokurori ka paraqitur një çështje të qartë. Mandati i kësaj gjykate ka qenë që në fillim të merrej me raste serioze, siç janë krimet e luftës. Hashim Thaçi gjithmonë është përfolur si një person që do t’i ngriheshin akuzat. Megjithëse nuk i dimë detajet dhe provat mbështetëse të akuzave, por e gjitha kjo na sugjeron se gjasat janë që akuzat të marrin miratimin e Gjykatës. Nëse unë do të isha prokuror nuk do të guxoja të ngrija akuza për personazhe të një profili të lartë nëse do ta dija që akuzat nuk do të qëndronin përpara Gjykatës. Do të surprizohesha nëse çështja nuk do të pranohej nga Gjykata”, ka potencuar Bieberi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.