×
  • Lajme
  • Lajme

    Biden për dialogun Kosovë – Serbi: Marrëveshja duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe të ruaj sovranitetin

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Në një deklaratë të publikuar të premten, kandidati i pritshëm i demokratëve në zgjedhjet presidenciale thotë se ky vendim është një hap i rëndësishëm përpara në rajon.

    “Një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çonte në njohjen e ndërsjelltë, ruajtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është kritike që Kosova dhe Serbia të avancojnë përpara”, shkruan  Biden.

    “Kjo zgjidhje do të forconte sigurinë dhe begatinë e të dy vendeve dhe çonte përpara aspiratat e tyre për antarësim në Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare”, shprehet më tej ish-nënpresidenti amerikan.

    Arritja e këtij synimi, vazhdon zoti Biden, kërkon bashkëpunim transatlantik.

    Partneriteti mes SHBA dhe Evropës kërkon angazhimin e të gjitha palëve, si dhe përfshirjen dhe udhëheqjen e Amerikës, tha ai.

    Ish-zëvendëspresidenti amerikan kritikon administratën Trump se “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë, të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për afro një dekadë” gjatë planifikimit të takimit të qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

    “Megjithëse takimi u anulua, partnerët tanë evropianë dëgjuan një mesazh të qartë. Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me partnerët evropianë, jo t’u kthejnë atyre shpinën. Kjo është shpresa më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme që do të hapte një të ardhme më të paqtë, më të begatë dhe evropiane për të dy vendet,” shkruan zoti Biden.

    Joe Biden, i cili pritet të marrë emërimin e demokratëve si kandidat presidencial në kuvendin e partisë në gusht, shkruan se nëse zgjidhet president, “administrata ime do të punojë për paqen dhe sigurinë në Evropën juglindore dhe do të bashkëpunojë me partnerët e BE-së për ta bërë këtë ëndërr realitet”.

    Ai u bën thirrje udhëheqësve të të dyja vendeve të përqafojnë “shpirtin e kompromisit dhe ripajtimit në këto bisedime, duke ditur se kanë mbështetjen e plotë të popullit amerikan”.

    Përfaqësuesi i Presidentit Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell reagoi menjëherë ndaj deklaratës duke e akuzuar zotin Biden se po e politizon procesin e dialogut mes dy vendeve. Me këtë akt, shkruan

    Ambasadori Grenell në një seri postimesh në Twitter, garanton “se asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve të nëntorit dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të detyrohen të presin përsëri që të mos përdoren nga politikanët”.

    “Në dallim nga taktika e llafeve pa vepra e Biden-it, administrata Trump është e përqëndruar tek hedhja e hapave të parë të rëndësishëm të normalizimit ekonomik mes dy vendeve”.

    “Populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e dinë se nuk ka krahasim mes tetë vjet premtimesh boshe të administratës Obama-Biden dhe veprave të administratës Trump”, shprehet  Grenell.

    Grenell përmend marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor e rrugor mes dy vendeve të arritura me angazhimin amerikan si shembull se administrata Trump ka arritur “rezultate të dëshiruara prej kohësh dhe Joe Biden vetëm vazhdon e flet, ashtu siç ka bërë për 40 vjet në Uashington”.

    Joe Biden, shkruan më tej Ambasadori Grenell, ka qenë gabim në thuajse çdo vendim të rëndësishëm të politikës së jashtme, prandaj “nuk ka asgjë për t’u çuditur që ai përsëri ofron vetëm fjalë e premtime boshe për popullin e Kosovës e Serbisë”.

    Presidentët e Kosovës dhe Serbisë ishin në plan të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për bisedime me ndërmjetësimin e SHBA. Takimi u anulua pas njoftimit për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit Thaçi nga Prokurori i Specializuar në Hagë.

    Ambasadori Grenell është shprehur se së shpejti do të caktohet një datë e re e takimit, ndërsa ka shprehur mbështetje për përpjekjen e evropianëve për rifillimin e bisediemeve. /VoA/

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...
    Të tjera
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.