Besimtarët mysliman gjatë ditës së sotme kanë falur namazin e xhumasë në xhaminë në lagjen “Dardania” në Prishtinë, por nuk kanë rrespektuar distancën sociale, ndonëse vendi po ballafaqohet me rritje të rasteve me virus, raporton Front Online.
Në fotografitë e dërguara nga lexues të Front Online, besimtarët shihen që nuk kanë maska të vendosura si dhe duke mos e respektuar distancën sociale ndërmjet njëri tjetrit, teksa po e kryejnë ritualin e faljes. Madje në këto foto shihen edhe fëmijë duke e falur xhumanë, shumë afër familjarëve të tyre.
Për më shumë shikojeni fotografitë më poshtë. /FrontOnline/