Në 24 orët e fundit, 18 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Serbi dhe janë regjistruar 386 raste të reja.
Kështu tha kryeminstrja serbe, Ana Bërnabiq e cila theksoi se sot është dita më e keqe nga fillimi i luftës kundër Covid- 19.
“Sot, për fat të keq, sipas një numri të madh të parametrave, është dita më e keqe nga fillimi i luftës me koronën. Në 24 orët e kaluara 18 njerëz vdiqën nga korona”, tha ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, raporton Tanjug.