×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE në kohë pandemie përmbyllë marrëveshjen për vizat me Bjellorusinë

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Këshilli i Evropës sot i ka miratuar dy vendime për të përmbyllur një marrëveshje për lehtësimin e vizave dhe një marrëveshje të riatdhesimit me Bjellorusinë.

    Kjo marrëveshje nga 1 korriku do ta bëjë më të lehtë dhe më të lirë marrjen e vizës nga qytetarët e Bjellorusisë që udhëtojnë drejt zonës Schengen dhe nga qytetarët e BE-së që udhëtojnë në Bjellorusi.

    Këshilli i Evropës ka njoftuar për përmbylljen e marrëveshjeve me shtetin e Evropës Lindore përmes një komunikate për media në uebfaqen zyrtare të Këshillit të Evropës.

    “Statistikat e vizave janë dëshmi e rritjes së rëndësisë së marrëdhënieve mes BE-së dhe Bjellorusisë. Më 2019, numri i aplikimeve për viza Schengen në Bjellorusi ka shkuar në gati 650,000. Konkludimi i një marrëveshjeje për lehtësimin e vizave është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes popujve tanë dhe do të jetë ndihmë për fuqizimin e lidhjeve tona ekonomike, kulturore dhe shkencore”, tha Davor Bozinoviq, zëvendëskryeministër dhe ministër i brendshëm i Kroacisë.

    Marrëveshja për lehtësimin e vizave do ta bëjë më të lehtë dhe më të lirë marrjen e vizës nga qytetarët e Bjellorusisë që udhëtojnë drejt zonës Schengen dhe nga qytetarët e BE-së që udhëtojnë në Bjellorusi. Marrëveshja e thjeshton dokumentacionin që duhet të paraqitet nga kategori të caktuara të qytetarëve si dhe lëshimin e vizave për hyrje të shumëfishtë për disa kategori të udhëtarëve të shpeshtë. Ajo gjithashtu e zvogëlon tarifën e përgjithshme për shqyrtimin e aplikacioneve për viza në 35 euro. Ata që kanë pasaporta diplomatike janë të liruar nga obligimi për vizë. Kjo marrëveshje është e zbatueshme për udhëtimet me afat të shkurtër kohor, të përcaktuar si qëndrim jo më i gjatë se 90 ditë në një periudhë 180 ditore.

    Ajo është e shoqëruar nga një marrëveshje për riatdhesimin e personave që banojnë pa autorizim. Marrëveshja për riatdhesim përcakton obligime dhe procedura të qarta për shtetet anëtare të BE-së dhe Bjellorusinë për riatdhesimin e qytetarëve që janë duke banuar ilegalisht në territorin e palës tjetër pa autorizim. Marrëveshja mbulon riatdhesimin e shtetasve të saj si dhe të shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi, që dëshmojnë se kanë një lidhje të qartë me shtetin e kërkuar(për shembull një vizë ose leje qëndrim). Respektim i plotë i të drejtave të njeriut dhe obligimet tjera nën instrumentet ndërkombëtarë janë të siguruar në marrëveshje.

    Bjellorusia do të njoftohet për përfundimet e këtyre marrëveshjeve të cilat do të hyjnë në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë pas njoftimi. Kjo pritet të jetë më 1 korrik 2020./express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.