×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja mbledh ndihma nga vendet anëtare për t’i dërguar në Liban

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Bashkimi Evropian e ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes civile për të mbledhur punëtorë të ekipeve emergjente dhe pajisje të nevojshme nga 27 vendet anëtare për t’i ndihmuar Bejrutit të Libanit.

    Komisioni Evropian tha se plani është që urgjentisht të mblidhen 100 zjarrfikës me automjete, qen nuhatës dhe pajisje për gjetjen e njerëzve të ngujuar nën rrënoja në zonat urbane, shkruan “The Guardian”.

    Gjermania, Franca, Polonia, Holanda, Republika Çeke dhe Greqia janë duke marrë pjesë në sigurimin e këtyre mjeteve dhe stafit ndihmës, ndërsa pritet që aksionit t’i bashkohen edhe vendet e tjera.

    Sistemi satelitor i hartave i Bashkimit Evropian do të përdoret për t’i ndihmuar autoritetet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi.

    Komisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, tha se BE-ja e ndan me libanezët shokun dhe pikëllimin dhe qëndron e gatshme për të ofruar ndihmë shtesë.

    Nga Rubrika
    Sport10 Gusht 2025
    Al Nassr e ka zyrtarizuar sot mbrojtësin spanjoll Inigo Martínez. Martinez kalon tek skuadra nga Arabia Saudite nga Barcelona. Ai vjen si...
    Sport09 Gusht 2025
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot (e shtunë) Memorandumin e Bashkëpunimit, përmes të cilit do...
    Sport09 Gusht 2025
    Ish-portieri i Manchester United, David de Gea, u prit me ovacione të fuqishme nga tifozët në rikthimin e tij në “Old Trafford”...
    Të tjera
    Lajme10 Gusht 2025
    Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet por...
    Lajme10 Gusht 2025
    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, fton përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në...
    Bota/Rajoni10 Gusht 2025
    Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga sulmi në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën...
    Lajme10 Gusht 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se vrasjet mesditën e sotme në Gjilan janë “alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative” që...
    Lajme10 Gusht 2025
    Një person është lënduar paraditen e sotme në Polac të Skënderajt, gjatë një përledhjeje mes disa personave, njoftoi Policia. Policia tha se...
    Lajme10 Gusht 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar për situatën me zjarret në vend për sot brenda 6 orëve (8:00 – 14:00). Sipas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.