×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Bayern Munich ka konfirmuar se futbollisti i tyre Raphael Guerreiro do të mungojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në Madrid kundër Real Madridit.

    Guerreiro dëmtoi këmbën e majtë dje në sfidën ndaj Stuttgartit dhe klubi bavarez nuk bëri të ditur se sa kohë do të jetë jashtë fushës portugezi.

    Deri në fund të sezonit, Bayern ka edhe tre ose katër ndeshje të tjera, përkatësisht ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dy ndeshje të Bundesligës dhe një finale të mundshme të Ligës së Kampionëve më 1 qershor në Wembley.

    Ata shtojnë gjithashtu se Guerreiro ka lënduar ligamentet e këmbës së majtë, ndaj tani është në një garë me kohën për të luajtur me kombëtaren portugeze në Euro, që nis më 14 qershor.

    Reprezentuesi portugez Guerreiro kishte një lëndim në gju në mars dhe më pas grumbulloi minuta solide në ekipin e parë të klubit nga Mynihu.

    Ai shënoi një gol edhe në ndeshjen kundër Kolnit, si dhe luajti 90 minuta në fitoren kundër Arsenalit kur asistoi një gol të denjë për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Sport24 Maj 2024
    Fituesi i Capocannonieres dhe i Scudettos, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2023/2024 në Serie...
    Sport24 Maj 2024
    Faqja zyrtare e Ligës së Evropës ka publikuar sot (e premte) formacionin më të mirë të sezonit në këtë garë për sezonin...
    Sport24 Maj 2024
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka shprehur respektin e tij për historinë e Manchester United përpara finales së FA Cup, që do...
    Të tjera
    Lajme25 Maj 2024
    Moti sot parashihet të jetë i vranët dhe dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës në disa vende parashihen të sjellin...
    Lajme25 Maj 2024
    Regjistrimi i popullsisë, Kastrati: Kemi kaluar shifrën prej 1.5 milion Dje në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare...
    Lajme25 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar sot me zyrtarë të Qatar Development Fund ku u diskutua mbi mbështetjen e projekteve në...
    Lajme24 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qenë për vizitë në dy fshatra të Podujevës, Obrançë e Sfeçël. Ai i ka falënderuar qytetarët...
    Vip24 Maj 2024
    Prej disa kohësh është zhdukur nga rrjetet sociale duke marrë pushim nga jeta publike dhe kjo me arsye. Prive zbulon se Arta...
    Bota/Rajoni24 Maj 2024
    Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar për tentativë të dyfishtë vrasjeje në Pavia të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.