×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bashkimi Evropian pajtohet për rritjen e pagave minimale, do të përditësohen çdo dy vjet

    FrontOnline
    09 Qershor 2022

    Pas një debati të gjatë dhe kontradiktor, është arritur kompromisi: në të ardhmen do të ketë standarde në mbarë BE-në për pagat minimale. Gjermania duhet të bëjë përmirësime.

    Shtetet e BE-së dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord për standarde të përbashkëta për pagat minimale në Bashkimin Evropian. Sipas kryenegociatorit të Parlamentit Evropian, Dennis Radtke, kompromisi përfshin standarde se si do të vendosen, përditësohen dhe zbatohen pagat minimale. Përveç kësaj, ligji i propozuar parashikon që vendet e BE-së duhet të përcaktojnë plane veprimi për të rritur mbulimin e marrëveshjeve kolektive me 80 përqind të saj, konfirmoi politikani i CDU për Agjencinë Gjermane të Shtypit (DPA). Jeta e miliona punëtorëve do të përmirësohet ndjeshëm.

    Vendet e BE-së njoftuan se pagat minimale duhet të përditësohen të paktën çdo dy vjet në të ardhmen. Ekziston një përjashtim për vendet që përdorin një mekanizëm indeksimi automatik. Kjo vlen për një periudhë katërvjeçare. Partnerët socialë si sindikatat dhe shoqatat e punëdhënësve duhet të përfshihen në procedurat për përcaktimin dhe përditësimin e pagave minimale.

    Komisioni Evropian e përshëndeti marrëveshjen. Sipas Komisionit, direktiva e re nuk i detyron vendet anëtare të vendosin pagat minimale me ligj. Ai gjithashtu nuk përcakton as nivelin e përbashkët të pagës minimale në BE.

    Komisioni i BE-së kishte propozuar një projektligj në tetor 2020. Me marrëveshjen që tani është arritur, ekzistonte sfida që traktatet e BE-së vendosin kufij tepër të ngushtë – sepse Bashkimit Evropian nuk i lejohet të vendosë nivele specifike pagash, por vetëm të nxjerrë udhëzime.

    Ministri Federal i Punës Hubertus Heil (SPD) ishte i kënaqur me marrëveshjen. Kjo do të vendosë standarde të reja për një Evropë sociale. “Kushdo që punon duhet të jetë në gjendje të bëjë një jetesë të arsyeshme nga rroga e vet – kjo vlen në Stokholm dhe Lisbonë, sikur edhe në Berlin dhe Bukuresht,” shpjegoi Heil.

    Parlamenti i BE-së dhe shtetet anëtare tani duhet ta miratojnë zyrtarisht marrëveshjen. Më pas, shtetet anëtare kanë dy vjet kohë për të përfshirë këto rregulla në ligjet kombëtare. “Rregullorja e re e BE-së tani duhet të vendoset shpejt dhe më pas të zbatohet menjëherë edhe në Gjermani,” kërkoi Pascal Meiser, zëdhënës i të majtëve i politikës së sindikatave në Bundestag. Megjithatë, planet e tanishme të koalicionit qeveritar nuk shkojnë kaq “larg” dhe nuk parashikojnë ndryshime të mjaftueshme për të arritur marrëveshjen kolektive në Gjermani. Prandaj nevojitet një paketë gjithëpërfshirëse masash kundër dumpingut të pagave dhe për të forcuar sistemin e negociatave për tarifat kolektive.

    No Flash Arbeitsmarktöffnug für Polen und andere EU-Länder am 1. Mai
    Por Suedia dhe Danimarka janë shprehur kundër rregullores së miratuar ditën e martë. Ato e shohin këtë dokument si ndërhyrje politike në përcaktimin e pagave në vendet e tyre. Megjithatë, rregullorja paraqet sukses, sepse më shumë se 15 nga 27 shtetet anëtare i kanë mbështetur standardet e përbashkëta të pagës minimale.

    Në Gjermani është vendosur javën e shkuar që paga minimale të rritet në dymbëdhjetë euro për një orë punë. Vendimi do të futet në fuqi në tetor. Gjermania tashmë ka një nga pagat minimale më të larta në BE. Vetëm në Luksemburg paguhet më shumë, sipas informacioneve nga Enti Federal i Statistikave dhe Ministria Federale e Punës. Megjithatë, shkalla e mbulimit të marrëveshjeve kolektive në Republikën Federale është shumë më pak se 80 përqind sa synohet tani me rregulloren e miratuar në Bruksel./DW/

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.