×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha viziton Kosovën për dy ditë, do të takohet me krerët e lartë shtetëror

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të vizitojë Kosovën për dy ditë dhe do të ketë takime me krerët e lartë shtetëror.

    Basha në do të qëndrojë në datat 20 dhe 21 korrik, nesër në ora 11:00 do të takohet me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.

    Ndërsa nga ora 12:00 do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe nga ora 13:00 do të takohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

    Këtu keni agjendën e plotë të Bashës në Prishtinë:

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë, me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti. Kryetari Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës.

    Të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:

    Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
    VENDI: Kryeministria

    Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi
    VENDI: Presidencë

    Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

    Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
    VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

    Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
    VENDI: Selia e AAK

    Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
    VENDI: Selia e Nismës

    Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK

    Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së VENDI: Selia e PDK

    Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.
    Zoti Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

    Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shoqerohet nga Z. Edi Paloka, Nënkryetar i PD
    Z. Besnik Mustafa, ish Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë
    Z. Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH
    Z. Arben Çejku, ish ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje

    Nga Rubrika
    Kronika06 Prill 2025
    Dy raste të zhdukjes janë raportuar në Kosovë, ku një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçare janë larguar nga shtëpitë e tyre pa lajmërim...
    Lajme06 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1979 gjoba në trafik. Sipas raportit të...
    Lajme06 Prill 2025
    Avdi Hoti, nënkryetar i Sindikatës së Policisë, është shprehur për “Front Online” se shtesat për punonjësit e Policisë janë të rregulluara me...
    Të tjera
    Lajme06 Prill 2025
    Sot në Kosovë pritet të kemi rikthimin e fuqishëm të kushteve dimërore. Priten vranësira të dendura të cilat në fillim do të...
    Lajme05 Prill 2025
    Raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për rastin e kultivimit të drogës në Sferkë të Klinës. Shkelqim...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët s`po përballen vetëm me çmim të lartë të energjisë elektrike. Çmimet e produkteve thonë se janë bërë të papërballueshme, bazuar në...
    Lajme05 Prill 2025
    Një prishje e kabllit 20kV në Daljen Rezonanca të Prishtinës ka lënë pa energji elektrike një pjesë të konsumatorëve në kryeqytet gjatë...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka pohuar se e mirëpret vullnetin e Bashkimit Evropian për t’u zgjeruar. Kroacia ishte vendi i fundit...
    Sport05 Prill 2025
    Milani ka barazuar 2-2 me Fiorentinan, ndonëse nuk e nisi aspak mirë ndeshjen e xhiros së 31-të. Në minutën e 7-të të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.