×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Banka Botërore: Kufizimi i korrupsionit gjatë pandemisë është më i rëndësishëm se kurrë

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Banka Botërore përmes raportit më të ri ka bërë të ditur se progresi kundër korrupsionit mund të arrihet edhe në kushtet sfiduese e të vështira edhe pse konstaton se në një kohë kur në përgjigje të pandemisë së COVID-19, po mobilizohen nivele fondesh të jashtëzakonshme, ky raport ofron një vështrim të ri mbi disa prej qasjeve dhe instrumenteve më efektive për forcimin e llogaridhënies shtetërore.

    Raporti i titulluar “Rritja e efektivitetit dhe transparencës së qeverisjes: lufta kundër korrupsionit” përqendrohet në mënyrat se si mund të rritet efektiviteti i strategjive antikorrupsion në sektorët më të prekur. Ai shërben edhe si një udhëzues mbështetës për politikëbërësit dhe drejtuesit e luftës kundër korrupsionit, në një kohë kur nevojitet punë e mëtejshme për ta përmirësuar përdorimin e instrumenteve tradicionale.

    “Pandemia e COVID-19 ka sjellë shpenzime të mëdha dhe të shpejta nga ana e qeverive për rigjallërimin e ekonomisë dhe për mbrojtjen e grupeve të varfra dhe të cenueshme, që i vuajnë edhe më shumë pasojat, Ndërsa vendet i kanë hyrë rrugës për një rimëkëmbjeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, përdorimi më i kujdesshëm e transparent i burimeve të kufizuara ka rëndësi kritike” – tha Mari Pangestu, Administratore e Bankës Botërore.

    Ai ka thënë se progresi mund të arrihet në çdo mjedis dhe se janë të angazhuar për të punuar nga afër me partnerët në qeveri, në shoqërinë civile dhe në sektorin privat për t’i dhënë zgjidhje korrupsionit dhe pasojave të tij gërryese.

    Pandemia e COVID-19 ka sjellë një nivel të lartë shpenzimesh të një natyre të jashtëzakonshme nga ana e qeverive, ndonjëherë pa qenë objekt i kontrolleve normale. Shpejtësia është e kuptueshme, por pa masat e duhura të kontrollit, kjo i ekspozon qeveritë ndaj një larmie rreziqesh nga korrupsioni, të cilat mund ta cenojnë efektivitetin e përgjigjeve të tyre.

    Nga Rubrika
    Ekonomi17 Maj 2025
    Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë...
    Ekonomi09 Maj 2025
    Sot Kosova feston Ditën e Evropës, por është shteti i vetëm në Ballkan dhe më gjerë e cila që dy vite është...
    Ekonomi02 Maj 2025
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka ngritur shqetësimin që dështimi i krijimit të institucioneve të reja do të cenojnë miliona...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Bashkimi Evropian po përjeton një nga momentet më pozitive në perceptimin publik të dekadave të fundit. Sipas sondazhit më të fundit të...
    Lajme29 Maj 2025
    Bizneset e Kosovës do të protestojë sot kundër vendimit të ZRrE-së si shkak i mos-shtyerjes së vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë,...
    Lajme29 Maj 2025
    Fundi i muajit maj ka sjellë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike për konsumatorët e KEDS-it, pasi që prej fillimit të...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 23-të...
    Lajme29 Maj 2025
    Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Zelenskyy nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “Karli i Madh” në Aachen. Zelensky nuk...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.